LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët më shumë e duan jetën virtuale se reale

Fëmijët më shumë e duan jetën virtuale se reale

Një hulumtim i kryer në Britani të Madhe ka dëshmuar se fëmijët janë më të lumtur në jetën e tyre “online” sesa në atë reale. Sipas këtij hulumtimi, ata atje mund të janë saktësisht çfarë ata duan, e në momentin që diçka nuk u duket zbavitëse, thjesht klikojnë ikonën për dalje.

Hulumtimi po ashtu tregon se, edhe përkundër brengave për sigurinë online, çdo i teti fëmijë ka kontakt me persona të panjohur në internet dhe se shpesh gënjen për pamjen e tij/saj, moshën dhe mjedisin jetësor.

Anketuesit kanë analizuar aktivitetet online të 2.300 fëmijëve në mes të moshave 11 e 18 vjeç në mbarë Britaninë e Madhe dhe kanë zbuluar se 45 për qind e tyre kanë thënë se nganjëherë janë më të lumtur online se në jetën e tyre reale.


Raporti “Virtual Lives: It is more than a game, it is your life”, flet për sjelljen e fëmijëve në internet dhe zbulon ndjenjat e tyre derisa janë në internet.

“Në internet është më lehtë të jeni ata që dëshironi, sepse nuk u njeh askush. Nëse nuk u pëlqen situata, thjesht dilni dhe çdo gjë merr fund”, ka thënë një prej hulumtuesve të projektit.

Tjetri ka shtuar se në internet mund të thoni çfarë të doni. Mund të flisni me njerëz me të cilët zakonisht nuk flisni dhe mund të përmirësoni fotografitë tuaja që të dukeni më mirë.

“Kjo është njëjtë si të jeni person tjetër”, ka thënë ai.

Një tinejxher ka pranuar se ky është vendi i vetëm ku ndihet rehat kur bëhet fjalë për internet forumet anonime homoseksuale.

Rreth 47 për qind e tinejxherëve ka pranuar se në internet sillen më ndryshe se në jetën reale dhe atje ndihen më të fuqishëm dhe më me vetëbesim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
GoldenEye 007 më në fund po vjen në Xbox dhe Nintendo Switch

GoldenEye 007 më në fund po vjen në Xbox dhe Nintendo Switch

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Mbajtësi më i madh në botë i Dogecoin ka vlerë të paktën 2.1 miliardë dollarë

Mbajtësi më i madh në botë i Dogecoin ka vlerë të paktën 2.1 miliardë dollarë

Kalo në kategori