LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët kokëfortë dhe rebelë bëhen më të suksesshëm në të ardhmen

Fëmijët kokëfortë dhe rebelë bëhen më të suksesshëm në të ardhmen

Fëmijët kokëfortë janë një ankth i vërtetë. Ndonjëherë nuk e kuptojmë se përse nuk na u binden dhe se përse sillen keq.

Nuk i dimë arsyet se çfarë i inkurajon ata ta sfidojnë autoritetin tonë, e madje disa prej veprave të tyre na bëjnë të ndihemi se jemi prind të këqij, transmeton Telegrafi.

Por, mos u brengosni më sepse ka diçka pozitive në tërë këtë situatë. Sipas hulumtimeve, fëmijët kokëfortë dhe rebelë priren të bëhen të rritur të suksesshëm në të ardhmen.


Studimi i ka mbledhur informacionet prej vitit 1968 dhe përfshin inteligjencën, masat edukative, aspiratat, statusin socio-ekonomik, prapavijën familjare dhe një pyetësor rreth shkollës, aktiviteteve ditore, ndjenjave, mendimeve dhe shprehive të studentëve.

Pas më shumë se 40 viteve, studimi ka treguar se fëmijët rebelë e kokëfortë faktikisht kanë tendenca t’i vënë në pyetje gjërat që iu kanë ndodhur dhe të mendojnë përtej limitive që ua kanë caktuar. Kjo u mundëson atyre avantazh kreativ kur bëhet fjalë për ide të reja apo ndonjë lansim biznesi.

Gjithashtu ata janë më të prirë ta caktojnë veten në pozita të rëndësishme brenda vendit të punës, duke fituar më shumë para sesa ata që kanë pasur nota të mira dhe kanë qenë më të disiplinuar në fëmijëri.

Për shkak se nuk iu binden rregullave që iu caktohen, ata bëhen ekspertë të negocimit dhe e mbrojnë rrogën që e duan.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë ngjyre ju pëlqen të vishni, t’ju tregoj se kush jeni!

Çfarë ngjyre ju pëlqen të vishni, t’ju tregoj se kush jeni!

Psikoprofil
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Femra
Taylor Swift tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Grammy 2025, por një detaj bie më së shumti në sy

Taylor Swift tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Grammy 2025, por një detaj bie më së shumti në sy

Femra
Dëshironi vetulla më të trasha? Kushtojini vëmendje këtij gabimi

Dëshironi vetulla më të trasha? Kushtojini vëmendje këtij gabimi

Grim
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Kalo në kategori