“Fëmijët duhet të dinë se ka rregulla dhe disiplinë”, psikologia Deliu tregon se cilin lloj të prindërimit e zbaton

Psikologia Mirjeta Deliu në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me llojet e prindërimit, ndërsa u shpreh se fëmijët duhet të dinë se ka rregulla dhe disiplinë.
Deliu tha se orari i gjumit, ushqimit e vendosja e rregullave bazike janë esenciale për fëmijë.
“Në fakt unë mendoj se nëse nuk do të ishte profesioni që e kam do të kisha prindëruar në një mënyrë tjetër. Ndoshta do të isha një prind më tolerues sesa që jam sot, ndoshta do ju lejoja fëmijëve disa gjëra të cilat sot i kanë disa rregulla të vendosura Dhe unë jam në një mes që mendoj se secili prind mundet të gjejë këtë mes.
Jam lloj i prindërimit që mundohem së pari fëmijët të dinë se ka rregulla dhe disiplinë brenda familjes sepse janë dy gjëra kyçe”, tha ajo.
Podcastin e plotë ku Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve, ankthin, depresionin dhe simptomat që japin fëmijët, pastaj fazat e zhvillimit, tantrumat, adaptimin e fëmijëve në kopshte, fazën e adoleshencës e llojet e prindërimit mund ta shikoni më poshtë.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga Muqa Solar. /Telegrafi/















































