Fëmijët autikë janë të aftë të “lexojnë” shpirtin e njerëzve; Dhuntitë e veçanta i bëjnë këta fëmijë unikë

Karakteristikat e hiperaktivitetit dhe autizmit, tashmë janë gjerësisht të njohura. E dini mirë se këto dy sëmundje nuk limitohen vetëm tek tekat, mungesa e herëpashershme e vëmendjes dhe vështirësitë sporadike të komunikimit
Ndoshta keni dëgjuar e lexuar shumë për këto dy lloje çrregullimesh. E para është mungesa e vëmendjes, e cila është më e shpeshtë te vajzat. Nuk janë të pakta rastet kur ky çrregullim kalon pa u diagnostikuar, dhe shpesh, ata fëmijë konsiderohen si “të shpërqendruar”. Lloji i dytë i këtyre çrregullimeve është hiperaktiviteti dhe impulsiviteti. Haset më shpesh te djemtë, por mund të prekë edhe vajzat.
Shpërqendrimi, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti konsiderohen problematikë, vetëm kur janë aq ekstremë, sa fëmija ka vështirësi që të ndjekë normalisht jetën në shkollë, shtëpi dhe ambiente të tjera. Kur simptomat shkojnë përtej këtyre çrregullimeve, fëmija kalon në kategorinë e autizmit.
Ndodh shpesh që një fëmijë t’i ketë të dyja llojet e çrregullimeve dhe mund t’i shfaqë të alternuara ose njëkohësisht.
Megjithatë, hiperaktiviteti dhe autizmi kanë avantazhet e tyre. Fëmijët që vuajnë prej tyre kanë mjaft intuitë, janë jashtëzakonisht kreativë, kanë aftësi që të shohin përtej asaj që duket dhe, edhe pse pak njerëz e besojnë këtë, janë të aftë që të “lexojnë” lehtësisht shpirtin e njerëzve.
Aftësia e këtyre fëmijëve për të menduar dhe ndier, intuita dhe shija artistike janë shumë herë më të zhvilluara se te fëmijët normalë, pjesërisht për shkak të durimit të tyre të limituar që i pengon t’i bëjnë gjërat në mënyrë “standarde”.
Në fakt, hiperaktiviteti dhe autizmi po krijojnë gjenerata fëmijësh më të përgatitur për të zgjidhur problemet e njerëzimit. Në vitet 1970, për këta fëmijë u shpik termi “fëmijë indigo”. Bëhet fjalë për fëmijë me dhunti të veçanta, si intuitë mjaft e mprehtë dhe inteligjencë superiore dhe, në disa raste, edhe aftësi paranormale, si telepatia.
Është e vërtetë që këto aftësi ua vështirësojnë jetën fëmijëve indigo, po ashtu edhe familjeve të tyre, por njëkohësisht u japin atyre mundësinë që të jetojnë diçka të jashtëzakonshme.
Fëmijët me hiperaktivitet (ADHD) dhe autizëm zhvillojnë gjithashtu neurone speciale, veçanërisht në lobin frontal. Këto neurone lehtësojnë komunikimin dhe intuitën tek ata që kanë aftësinë që të “lexojnë” shpirtin e të tjerëve (për shembull, arrijnë të ndiejnë atë që mendon dhe përjeton dikush).
Me siguri, kjo ju duket e habitshme, duke qenë se këta fëmijë shfaqin shpesh sjellje antisociale të cilat i izolojnë ata nga bota. Në fakt, ata përqendrohen te vetja me saktësinë e një rrezeje laser dhe kjo është një mënyrë për të shmangur sasinë e madhe të informacionit që marrin nga njerëzit që i rrethojnë. Pikërisht ky lloj përqendrimi fsheh edhe forcën e intuitës së tyre të zhvilluar.
Këto neurone kaq të evoluara nuk zhvillohen vetëm në lobin frontal, por edhe në zona të tjera të trurit si, në sistemin limbik, roli i të cilit është trajtimi i emocioneve, dëshirave dhe sjelljeve. Duke qenë shumë të ndjeshme, ato janë burimi kryesor i pjesës më të madhe të simptomave të hiperaktivitetit dhe autizmit, që karakterizohen nga një numër i madh neuronesh të tilla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit