Kur Nick Hurndon ishte gjashtë vjeç, ai dhe dy vëllezërit e tij digjen nga njerku, në shtëpinë e tyre të dikurshme në San Francisko. Nga kjo e kaluar ai ende nuk është çliruar, transmeton Telegrafi.

Tashmë 40 vjeç, marinsi në pension rrit dy fëmijët e moshës së njëjtë me të tijën kur iu vu flaka. Ajo që mban mend nga ajo traumë është se teksa nëna dhe njerku ishin në shtrat, ai me vëllezërit luanin në kuzhinë. Kinse për t’ju dëshmuar se sa e rrezikshme është loja e tyre me furrën, njerku i djeg pizhamet e tyre sintetike.

“Djegiet i vëren mësuesi im në shkollë dhe ne dërgohemi në qendër të kujdesit social”, thotë ai.

Por, njerku nuk dënohen dhe vuajtjet e Nickut dhe të vëllezërve të tij nuk u ndalën – si në aspektin fizik ashtu edhe atë mental.

I zhgënjyer me babanë që nuk i mbrojti, i zhgënjyer me nënën që nuk u nda nga abuzuesi, i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë që e liron torturuesin e tyre… për të ikur nga ky realitet dhe për të pasë siguri në jetë e një të ardhme më të mirë, Nicku regjistrohet në Ushtrinë amerikane. Sot i përkushtohet në maksimum rritjes së duhur të djemve të tij: shkruan letra ku u thurë lavde, me fjalët e bukura që ai si fëmijë kurrë nuk i ka dëgjuar.

Dokumentari i shkurtër që i dedikohet jetës së Nickut, flet për traumat e fëmijërisë dhe efektet që ato kanë gjatë tërë jetës së njeriut. Por, flet edhe për luftën për të ikur nga kujtimet e liga të së kaluarës që e keqja të mos përsëriten më.

Dokumentarin e realizuar nga ditorja Guardian, me regji nga Jason Hanasik, mund ta shihni të plotë më poshtë. /Telegrafi/