LAJMI I FUNDIT:

Fëmijën që e vodhi bashkë me veturë ia lë punonjësit në pompë benzine (Video)

Fëmijën që e vodhi bashkë me veturë ia lë punonjësit në pompë benzine (Video)

Kamerat e sigurisë në një pompë benzine në Florida të Shteteve të Bashkuara, kapën momentin dramatik kur burri i paidentifikuar la një fëmijë në pompën e benzinës, që e kishte vjedhur bashkë me një veturë.

Policia i ka shpërndarë pamjet, në përpjekje që ta identifikojnë të dyshuarin, i cili besohet të mos e ketë ditur që brenda flinte një fëmijë pesë muajsh, transmeton Telegrafi.


“Merre fëmijën”, ka bërtitur ai i nervozuar, para se të largohej me një Kia Ria, që e kishte grabitur dhjetë kilometra më larg.

Punonjësi e ka njoftuar menjëherë policinë dhe fëmija është bashkuar me të ëmën, pas gjysmë ore.

I dyshuari që është në arrati, mund të akuzohet edhe për grabitje njerëzish dhe jo vetëm vjedhje veture. /Telegrafi/