Fëmija juaj ka filluar të shkojë në kopsht dhe vazhdimisht është i sëmurë? Ekspertët thonë që është mirë për të
Është mirë, sepse forcojnë imunitetin
Nëse fëmija juaj ka filluar të shkojë në kopsht apo në shkollë dhe shpesh kthehet në shtëpi i ftohur, ekspertët thonë që nuk duhet të shqetësoheni. Aq më tepër, mund të jetë e dobishme për ta.
Pediatrit thonë që infeksionit siç janë: gripi, ftohja dhe inflamacioni i veshëve është krejtësisht e zakonshme për moshën e fëmijës, posaçërisht në vitin e parë të jetës.
Fëmijët e moshës parashkollore mesatarisht mund të kenë edhe deri në tetë ftohje brenda një viti, ndërsa te ata të moshës shkollore numri ulet pak, andaj mesatarisht ftohen pesë herë në vit, transmeton Telegrafi.
Sado që të jetë e rëndë periudha kur fëmija juaj është i ftohur, ekspertët ju japin lajme të mira.
Sëmundjet të cilat fëmija i sjell nga kopshti apo shkolla janë krejtësisht normale, madje edhe të dobishme.
Infeksionet janë pjesë normale e forcimit të imunitetit, andaj ne të rriturit jemi më rezistues sepse në moshën më të re kemi kapërcyer sëmundje të caktuara. Pra, vetëm duke u sëmurë, fëmijët fitojnë imunitet dhe sistemi i tyre imunitar bëhet më i fortë.
Në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, mundësia që një fëmijë nga mosha një deri në tre vjeç të sëmuret me infeksione virale të sistemit të frymëmarrjes është veçanërisht e lartë. Simptomat zakonisht zhduken brenda pak ditësh, kështu që fëmija mund të kthehet në kolektiv.
Në rastin e gripit në të cilin fëmijët kanë një pasqyrë klinike pak më të rëndë, është e rëndësishme të monitorohet temperatura dhe nëse, përveç simptomave klasike të ftohjes, kanë simptoma të tilla si dhimbje muskujsh dhe kyçesh.
Edhe pse nuk mund ta parandaloni shfaqjen e sëmundjes, ekzistojnë disa mënyra me ndihmën e të cilave mund të pakësojmë mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Sekreti qëndron në adoptimin e zakoneve të shëndetshme tek fëmijët dhe prindërit kanë një rol kyç në këtë.
Mësoni fëmijën tuaj të lajë duart rregullisht, të shmangë ndarjen e lodrave apo enëve të ushqimit me fëmijët e tjerë, siguroni atij aktivitete të rregullta, por edhe gjumë të mjaftueshëm. E gjithë kjo forcon imunitetin e saj natyror, duke e bërë atë më rezistent ndaj viruseve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Çfarë është një nënë surrogate, kur zgjidhet dhe si?
Si t’i ndihmoni bebes të gromësijë më lehtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert