Nabil Fekir është që dy vite pjesë e skuadrës spanjolle Real Betis.

Mesfushori francez para se të bashkohej me skuadrën spanjolle nga Lyon ishte duke u kërkuar nga disa ekipe të mëdha.


Fekir ishte shumë afër t'i bashkohej gjigantit anglez Liverpool dhe ka shpjeguar arsyen pse kjo gjë nuk ndodhi.

28-vjeçari ka thënë për The Times se ka qenë një moment i errët në jetën e tij.

612a9cc819c68 scaled

"Ishte një moment i errët. Kam lexuar shumë gjëra që nuk ishin të vërteta. U tha se gjuri im më pengoi për të shkuar te Liverpooli, por kjo nuk ishte aspak e vërtetë".

"Unë shkova në Clairefontaine (qendra e futbollit të Francës afër Parisi) dhe bëra të gjitha testimet mjekësore dhe doli se gjuri im ishte mirë".

E M0JFVXMAY0CHq

"Unë kisha një problem me agjentin tim, ishte ai përgjegjës për marrëveshjen me Liverpoolin që nuk përfundoi. Sigurisht që u zhgënjeva shumë që nuk shkova në Liverpool, pasi kisha mundësi të luaja për një klub të madh", ka deklaruar Fekir.

Pasi nuk e morën dot francezin, The Reds vendosën të transferonin mesfushorin Naby Keita. /Telegrafi/