LAJMI I FUNDIT:

Federata Evropian e Gazetarëve mbështet SHGM-në për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Federata Evropian e Gazetarëve mbështet SHGM-në për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFG) mbështet qëndrimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe shoqatat tjera gazetareske – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni, të cilat kundërshtuan ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas EFG, kritika e shoqatave gazetareske për zgjidhjet e reja ligjore është absolutisht e justifikuar. Ndryshimet u lejojnë autoriteteve të ndërhyjnë në lirinë e medias dhe pavarësinë e politikës editoriale gjatë fushatave zgjedhore.


“Këto ndryshime të dëmshme në Kodin Zgjedhor nuk kontribuojnë në situatë kur kemi reforma të bllokuara për mediat dhe padyshim do të ndikojnë në mënyrë negative edhe në punën e medias në ambientin e përgjithshëm demokratik gjatë fushatave parazgjedhore”, thuhet në kumtesën e EFG.

Federata Evropiane e Gazetarëve reagon edhe për atë se me një nga ndryshimet e bëra Komisioni Shtetëror Zgjedhor autorizohet t’i regjistrojë dhe të ndjekë raportimin e onlajn mediave gjatë kohës së zgjedhjeve. Përveç kësaj, janë parashikuar edhe dënime deri më 4.000 euro për raportim të pabalancuar ose të paanshëm në mediat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori