LAJMI I FUNDIT:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron veprime radikale nëse nuk ekzekutohen shtesat prej 300 eurove

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron veprime radikale nëse nuk ekzekutohen shtesat prej 300 eurove
Foto: Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me mos ekzekutimin e 300 eurove për punonjësit shëndetësor.

FSSHK ua ka tërhequr vërejtjen të gjitha strukturave menaxheriale të SHSKUK, MSH, MF dhe kryeministrit, duke paralajmëruar veprime radikale, transmeton Telegrafi.


“Na vjen keq për pacientët tanë që i kemi në trajtim por ne jemi lodhur me premtimet dhe neglizhencën politike të strukturave menaxheriale të lartë përmendura. Me veprimet dhe mosveprimet tuaja jeni duke na shtyrë në lëshimin e përgjegjësive profesionale tek ju të dashur politikaj”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Pas shqyrtimit të situatës lidhur me pagesën e stimulimeve për punonjësit shëndetësor sipas vendimit të Qeverisë dhe komisionit shqyrtues në nivel të SHKSUK konstatojmë neglizhencën qeveritare lidhur me këtë çështje.

Ju tërheqim vërejtjen të gjitha strukturave menaxheriale duke filluar nga SHSKUK, MSH, MF dhe Kryeministrit se me mospërfilljen tuaj jeni duke na shtyrë në veprime radikale sindikale sepse është kërkesë e anëtarësisë së gjerë sindikaliste. Lojën të cilën jeni duke e bërë nuk tolerohet më.

Na vjen keq për pacientët tanë që i kemi në trajtim por ne jemi lodhur me premtimet dhe neglizhencën politike të strukturave menaxheriale të lartë përmendura!

Me veprimet dhe mosveprimet tuaja jeni duke na shtyrë në lëshimin e përgjegjësive profesionale tek Ju të dashur politikaj!

Nëse edhe një pacient vdes për shkak të veprimeve sindikale në të cilat do futemi të shtyrë nga ju “qeveritarë të nderuar” përgjegjësia është e Juaja!

Për fund: të gjithë punëtorët e sistemit shëndetësor dhe stafi mbështetës janë në vijën e parë të frontit, aty ku luftohet për jetë a vdekje, kurse ju, ka disa muaj neglizhoni, ofendoni, inskenoni se a do të jepni lëmoshë a jo për punonjësit e këtij sistemi- shtyllë e shtetit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori