FC St. Gallen ka arritur marrëveshje me mesfushorin Bastien Toma për ndërprerjen e kontratës me efekt të menjëhershëm.

Lajmi u bë i ditur nga klubi zviceran të mërkurën, përmes një njoftimi zyrtar ku thuhej se marrëveshja u arrit “me pëlqim të ndërsjellë”.


Toma (26) u bashkua fillimisht me St. Gallen në formë huazimi gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2021/22, përpara se të transferohej përfundimisht nga Genk në shtator të vitit 2023.

Mesfushori i lindur në Sion zhvilloi gjithsej 94 ndeshje zyrtare për bardhë e gjelbërit, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 12 asiste.

Aktualisht nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij futbollisti shqiptar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app