Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll. Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll. 


FC Ballkani – klubi më i mirë i vitit FC Ballkani në pjesën e parë të vitit 2024 arriti që të dominojë futbollin kosovar, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Pasi fitoi titullin e kampionit, pas disa ditësh Ballkani u stolis edhe me Kupën e Kosovës. 

FC BallkaniDuke qenë se rregullorja e grave e FFK-së ka si rregull kush e fiton titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, atëherë Superkupa e Kosovës i takon automatikisht.

 Për dallim prej dy viteve të shkuara, Ballkani këtë vit nuk arriti të futet në grupe në Ligën e Konferencës, pasi që  gjenerata e artë e këtij klubi është larguar pothuajse e tëra. Aktualisht në këtë sezon, Ballkani është në vendin e dytë dhe shihet si pretendent për titullin e kampionit.  
telegrafi sport app