Nënkampioni i Kosovës FC Ballkani ia ka vazhduar kontratën edhe për tre vite qendërmbrojtësit Gentrit Halili.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ballkani informoi se e shohin Halilin si pjesë kyçe të skuadrës prandaj edhe e kanë vazhduar bashkëpunimin deri më 2028.


Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Gentrit Halili pjesë e Ballkanit deri vitin 2028”.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Gentrit Halili ka rinovuar kontratën me FC Ballkanin dhe do të qëndrojë pjesë e ekipit tonë deri në vitin 2028. 23 vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që nga viti 2023, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në mbrojtje dhe duke dhënë edhe kontribut në sulm kur është e nevojshme”.

“Gjatë kësaj periudhe te Ballkani, Halili ka regjistruar gjithsej 74 paraqitje, ku ka shënuar edhe 4 gola, duke treguar vazhdueshmëri, përkushtim dhe ndikim të në lojën e ekipit. Rinovimi i kontratës së tij është një sinjal i qartë për rëndësinë që ka për të ardhmen e Ballkanit dhe për rolin që do të vazhdojë të ketë në ndërtimin e sukseseve të ekipit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.



Kujtojmë, Ballkani këtë edicion pasi dështoi të siguronte grupet e Ligës së Konferencës, po tenton ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës./Telegrafi/

telegrafi sport app