LAJMI I FUNDIT:

FBI, kronologji e informacioneve për këshilltarin Porter rreth akuzave për abuzim fizik me dy ish-gratë e tij

FBI, kronologji e informacioneve për këshilltarin Porter rreth akuzave për abuzim fizik me dy ish-gratë e tij
White House Chief of Staff John Kelly, left, walks with White House staff secretary Rob Porter, center, and President Donald Trump's personal aide John McEntee to board Marine One on the South Lawn of the White House, Wednesday, Nov. 29, 2017, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray u tha të martën ligjvënësve se hetuesit pothuajse e kishin përfunduar kontrollin e sigurisë për figurën e një ish-këshilltari të Presidentit Donald Trump para disa muajsh, shumë më parë kohës kur Shtëpia e Bardhë tha se kishte dëgjuar për herë të parë akuzat sipas së cilave, sekretari i personelit Rob Porter kishte abuzuar emocionalisht dhe fizikisht dy ish-gratë e tij.

Wray paraqiti rrjedhën kronologjike të informacionit që FBI-ja i kishte dhënë Shtëpisë së Bardhë që ngrinte pikëpyetje rreth pretendimit të administratës së Presidentit Trump sipas së cilit për herë të parë kishte marrë vesh për akuzat serioze ndaj Porterit javën e kaluar, gjë që solli si rezultat dorëheqjen e tij brenda dy ditësh.


Dy ish-bashkëshortet e Porter, Colbie Holderness dhe Jennifer Willoughby, kanë thënë se u kishin dhënë hetuesve të FBI-së detaje nga martesat e tyre me probleme me 40 vjeçarin Porter Porter që në janar 2017.

Holderness dha një fotografi ku ajo shfaqet me sy të nxirë që ajo thotë se ishin shkaktuar kur Porter e kishte goditur me grusht në fytyrë, ndërsa ishin me pushime në Itali në vitin 2005, ndërsa Willoughby paraqiti provë se kishte siguruar një urdhër policie që nuk e lejonte ish-bashkëshortin e saj t’i afrohej në vitin 2010.

Wray nuk pranoi të diskutonte përmbajtjen e raporteve të FBI-së mbi Porter për Shtëpinë e Bardhë, por i tha Komisionit të Senatit për Zbulimit se FBI-ja i “paraqiti një raport të pjesshëm për hetimin” Shtëpisë së Bardhë në mars të vitit të kaluar dhe pastaj një raport të plotë të përfunduar për figurën e tij në fund të korrikut.

Ai tha se Shtëpia e Bardhë kërkoi “një hetim të mëtejshëm” dhe se FBI-ja ia dorëzoi informacionin shtesë në nëntor.

Wray tha se FBI-ja e mbylli hetimin zyrtarisht në janar por “mori disa informacione shtesë” që ia kishte kaluar Shtëpisë së Bardhë më herët këtë muaj.

“Jam i bindur që në këtë rast FBI-ja ndoqi protokollet e duhura”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka sqaruar asnjëherë qartë se kur i kishin marrë vesh zyrtarët informacionet për të kaluarën e Porterit, ndërkohë që vazhdonte të punonte pranë Presidentit Trump me një leje sigurie të përkohshme dhe jo atë të përhershme.

Pasi dolën njoftimet e para për abuzim para një jave, shefi i Personelit i Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretarja e shtypit, u shprehën me superlative për punën e Rob Porterit. Por pasi doli fotografia e ish-gruas së tij me sy të nxirë, ai e humbi shpejt postin në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se niveli i sigurisë për Porter ishte lënë në duart e FBI-së. Por zyrtarët e FBI-së thonë se hetuesit e saj mbledhin informacion dhe më pas ia kalojnë atë agjencive federale, përfshirë Shtëpinë e Bardhë që të vendosin nëse miratojnë lejen për nivelin e lartë të sigurisë të nevojshëm për të pasur qasje në informacione sekrete.

Presidenti Trump është kritikuar gjerësisht pasi ka vlerësuar lart punën e Porterit në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që nuk ka thënë asgjë publikisht për dy gratë që e kanë akuzuar Porterin për abuzim.

Zëdhënësja Sanders u ka thënë gazetarëve se Shtëpia e Bardhë dhe Trump e marrin shumë seriozisht çështjen e “dhunës në familje” dhe se presidenti Trump “mbështet para së gjithash viktimat e dhunës në familje”.

Holderness e përshkroi martesën me Porter në një artikull në gazetën “Washington Post”.

“Të jetoja vazhdimisht me frikën e zemërimit të Robit dhe t’u nënshtrohesha sulmeve të tij degraduese verbale për vite të tëra, ishte një gërryerje e pavarësisë dhe respektit për veten. Kur dola nga ajo marrëdhënie, isha një hije e vetes sime, por m’u desh kohë të kuptoja se çfarë pasojash sjellja e tij kishte shkaktuar tek unë”, tha ajo, duke shtuar në kllapa se Porter i ka mohuar akuzat por se ajo dhe Willowghby e dinin të vërtetën.

“Të jesh i fortë – me instinkte të shkëlqyera, të jesh besnik, i zgjuar – nuk do të thotë se je e imunizuar nga abuzimi. Nuk do të thotë se mund të parandalosh një marrëdhënie me një abuzues. Abuzimi shpesh nuk shfaqet që herët, por vetëm më vonë, kur ke kohë që je në një marrëdhënie dhe pas dyerve të mbyllura”, shkruante ajo. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori