Agjentët e FBI-së në mënyrë aktive janë përfshirë në hetimet për punët e dyshimta të presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, shkruan “Evroblic”.
Sipas burimeve të kësaj gazete, avokati Slobodan Pavloviq, pronar i “Pavloviq banka”, Miodrag Stojanoviq ka konfirmuar për “Evroblic” se agjentët e FBI-s në Çikago kanë marrë deklaratën e gruas së Pavloviq në lidhje me afarizmin e bankës në krye të të cilës ndodhet burri i saj.
Agjentët e FBI-së me këtë rast kanë kryer kontrolle të afarizmit të bankës Pavloviq.
Duke u thirrur në bashkëbisedues të paemëruar, gazeta shkruan se amerikanët përmes ambasadës në Sarajevë në fillim të vitit 2016 iu kishin ofruar ndihmë autoriteteve të BeH për mbledhjen e fakteve kundër shtetasit amerikan Slobodan Pavloviq në lidhje me kreditimin e vilës të cilën në atë kohë ish-kryeministri i Republika Serbe, Milorad Dodik, e kishte blerë në Dedinje.
Por, ish-prokurori kryesor i BeH, Goran Salihoviq, kishte hedhur poshtë bashkëpunimin, por kjo i kishte kushtuar me suspendim pasi që ndaj veprimit të tij kishte reaguar ministri i Sigurisë së BeH, Dragan Mektiq.
Mektiq në tetor të vitit të kaluar kishte deklaruar se ekspertët e FBI-së dhe hetuesia amerikane ishin shprehur të gatshme të vijnë në Sarajevë për të ndihmuar në mbledhjen e fakteve për kriminalitetin dhe korrupsionin e politikanëve vendorë.
Ai ka përkujtuar se pronari i “Pavloviq banka” Slobodan Pavloviq, ish-drejtori i bankës Pera Laziq dhe referentja për lejimin e kredive Liljana Gariq, me urdhër të Prokurorisë së BeH ishin arrestuar më 11 shkurt të vitit të kaluar.
Jo shumë kohë pas arrestimit, Pavloviq ishte lëshuar që të mbrohet në liri, por pa të drejtë që të braktisë Bosnjë dhe Hercegovinën.
Dodik disa herë ka folur në publik se për blerjen e vilës në Dedinje nuk ka asgjë kontestuese dhe se krediti në shumë prej 750.000 euro e ka marrë sipas të gjitha procedurave të rregullta. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare