LAJMI I FUNDIT:

FBI ‘gabimisht’ zbulon zyrtarin saudit, të lidhur me sulmet e 11 shtatorit

FBI ‘gabimisht’ zbulon zyrtarin saudit, të lidhur me sulmet e 11 shtatorit

Një dokument gjyqësor zbuloi emrin e një zyrtari arab saudit i cili veçohet për ndihmën e tij të dyshuar për terroristët e al-Kaedës.

Identiteti i një zyrtari të Arabisë Saudite të dyshuar për mbështetje të terroristëve të al-Kaedës përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u zbulua në një dokument gjyqësor të dërguar nga FBI-ja, shkruan Al Jazeera.


Dosja, e lëshuar në prill dhe e zbuluar ditët e fundit, pesë herë censuroi emrin e Mussaed Ahmed al-Jarrah, i cili ishte duke punuar në ambasadën e Arabisë Saudite në Washington DC kur ndodhën sulmet terroriste të vitit 2001, por nga një pakujdesi, ky emër nuk u censurua për të gjashtën herë, transmeton Telegrafi.

Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington

Vetëm në dekadën e fundit u konfirmua që Shtetet e Bashkuara po hetonin një lidhje apo bashkëveprim të mundshëm të Arabisë Saudite në sulm.

Në këtë kuadër, u punua për rolin e dy subjekteve: Fahad al-Thumairy , një klerik radikal dhe një zyrtar saudit, i cili punoi në Los Angeles; dhe Omar al-Bayoumi, një agjent i dyshuar që ndihmoi dy terroristë të al-Kaedës duke u dhënë atyre strehim dhe para një vit para operacionit, gjithashtu në Los Angeles.

Ndërsa Rijadi gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me sulmin, një dokument i FBI shënon se të dy personazhet ishin urdhëruar t’i ndihmonin ata, si dhe një person i tretë, identiteti i të cilit ishte i panjohur, deri tani.

Arabia Saudite, një partner amerikan dhe një aleat i rëndësishëm i Uashingtonit në Lindjen e Mesme, ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo pjesëmarrje zyrtare në sulmet kundër Qendrës së Tregtisë Botërore në New York City dhe Pentagon, nga ku mbetën 3000 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori