LAJMI I FUNDIT:

FBI arreston çiftin amerikan në New York – sekuestrohen kriptomonedha në vlerë prej 3.6 miliardë dollarësh

FBI arreston çiftin amerikan në New York – sekuestrohen kriptomonedha në vlerë prej 3.6 miliardë dollarësh

Një çift në New York është arrestuar dhe akuzuar për pastrimin e 4.5 miliardë dollarëve në fondet e vjedhura të kriptomonedhave.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë sekuestruar 3.6 miliardë dollarë nga këto fonde në atë që zëvendësprokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Lisa Monaco e quajti “sekuestrimi më i madh financiar i departamentit”.


Ilya Lichtenstein, 34 vjeç, dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31 vjeç, akuzohen se janë përpjekur të pastrojnë paratë e marra pasi hakuan këmbimoren e kriptomonedhave Bitfinex në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Si ta këmbeni bitcoinin në para të vërteta dhe t'i tërhiqni ato nga bankat?
Lexo po ashtu Si ta këmbeni bitcoinin në para të vërteta dhe t'i tërhiqni ato nga bankat?

Arrestimet dhe sekuestrimi i parave shënojnë një fitore për zbatuesit e ligjit në Shtetet e Bashkuara mes një morie grabitjesh nga platformat e kriptomonedhave, raporton cnn.

Vitet e fundit, hakerët kanë shpenzuar qindra miliona dollarë në sulmet ndaj këmbimoreve të monedhave virtuale, transmeton Telegrafi.

Lichtenstein dhe Morgan akuzohen për komplot në kryerjen e pastrimit të parave, e cila mund të dënohet deri në 20 vjet burg dhe komplotin e mashtrimit që penalizohet deri në pesë vjet burg.

Ndërkohë numri i ransomware dhe hakimeve të tjera është rritur, ku agjencitë e zbatimit të ligjit janë përpjekur të gjurmojnë dhe kapin në mënyrë agresive kriptomonedhën e përdorur shpesh nga hakerët kriminelë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori