LAJMI I FUNDIT:

Fauci thotë se nuk do të hezitojë të marrë vaksinën kundër COVID-19

Fauci thotë se nuk do të hezitojë të marrë vaksinën kundër COVID-19

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë vendosmërinë përfundimtare për rekomandimet se kush do ta merr i pari vaksinën COVID-19.

“CDC vendos për rekomandimet”, tha ai për CBS-in. “Ata e bëjnë këtë ngushtë me një Komitet Këshillëdhënës për Praktikat e Imunizimit, i cili gjithashtu po plotësohet me rekomandimet nga Akademia Kombëtare e Mjekësisë, por në fund të ditës është CDC-i”, pohoi ai, raporton CNN.


Mjeku iu përgjigj edhe pyetjes se a do ta merrte njërën prej vaksinave të zbuluara deri më tani kundër coronavirusit.

“Po, nëse jam brenda grupit që rekomandohet, patjetër që do ta bëja. Unë do të shikoja të dhënat, dua të them tani, FDA do ta bëjë këtë përcaktim, “u përgjigj ai.

Drejtori i Pfizer: Kjo është një ditë historike - kjo kompani ka kërkuar miratimin urgjent të vaksinave në të gjithë botën
Lexo po ashtu Drejtori i Pfizer: Kjo është një ditë historike - kjo kompani ka kërkuar miratimin urgjent të vaksinave në të gjithë botën

“Por nuk do të ngurroja ta merrja, as nuk do të kisha hezitim t’ia rekomandoja familjes sime”, shtoi ai.

Ndryshe, Moderna dhe Pfizer-BioNTech deri më tani kanë rapotuar se kanë zbuluar një vaksinë me efikasitet prej 95 për qind kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori