LAJMI I FUNDIT:

Fauci: S’kemi kohë për të studiuar efikasitetin e marrjes së një doze të vaksinës kundër COVID-19

Fauci: S’kemi kohë për të studiuar efikasitetin e marrjes së një doze të vaksinës kundër COVID-19

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për të studiuar efikasitetin e marrjes së një dozë vaksine dhe njerëzit duhet të qëndrojnë te të dhënat e disponueshme.

Disa ekspertë kanë mbështetur idenë e vonimit të dozave të dyta të vaksinave kundër COVID-19 në mënyrë që të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur me të paktën një dozë të parë, raporton cnn.


Me tempon aktuale të vaksinimit, pandemia e COVID-19 mund të vazhdojë edhe për shtatë vitet e ardhshme
Lexo po ashtu Me tempon aktuale të vaksinimit, pandemia e COVID-19 mund të vazhdojë edhe për shtatë vitet e ardhshme

Duke folur për Chuck Todd Sunday të NBC-së, mjeku amerikan pohoi se “Nga një këndvështrim teorik, do të ishte mirë të dihej nëse merr vetëm një dozë, sa zgjat qëndrueshmëria dhe cili është niveli i efektit … Por, çfarë dimë tani dhe ajo me të cilën duhet të shkojmë është të dhënat shkencore që kemi grumbulluar dhe janë me të vërtetë shumë solide”.

Të dhënat aktuale thonë se njerëzit duhet të marrin një dozë përforcuese 21 ditë pas goditjes së tyre të parë me vaksinën e Pfizer-BioNTech dhe 28 ditë pas goditjes së parë të Modernas.

“Ju mund t’i bëni të dyja. Ju mund të merrni sa më shumë njerëz në dozën e tyre të parë, në të njëjtën kohë kur t’i përmbaheni arsyes orarit të dozës së dytë”, tha Fauci duke shtaur se “Kështu që do të ishte mirë të kemi studimin, por nuk mendoj se mund ta bëjmë me kohë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori