LAJMI I FUNDIT:

Fauci paralajmëron: Maskat do t’i bartim edhe disa muaj

Fauci paralajmëron: Maskat do t’i bartim edhe disa muaj

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se njerëzit do të duhet t’i bartin maskat edhe disa muaj – për të shmangur coronavirusin derisa ende po vazhdon aksioni i vaksinimit të qytetarëve.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan ABC, Fauci ka theksuar se pas vaksinimit të 75 deri në 80 për qind të popullatës, përqindja e virusit në komunitet mund të zvogëlohet – kështu disa masa të ashpra kundër COVID-19 mund të zbuten, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, epidemiologu amerikan ka shtuar se çdo zbutje e masave duhet të kryhet “gradualisht”, duke mos e rrezikuar jetën e as edhe një qytetari.

Fauci ka siguruar qytetarët që Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për 600 milionë doza të vaksinave, mjaftueshëm për vaksinimin e të gjithëve me nga dy doza dhe atë deri në korrik të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori