“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Është blerë në vitin 2018 por asnjëherë nuk u lëshua në përdorim, pajisja e cila tanimë 7 vjet qëndron në laboratorin e Metrologjisë, e cila vërteton nëse orëmatësit e rrymës elektrike bëjnë llogaritje të saktë apo jo. Drejtori i Byrosë për Metrologji, për Alsat njofton se kjo pajisje është funksionale, ndërsa nuk ka informacione për atë pse nuk është vënë në funksion.
“Ky aparat e ka pasur qëllimin, në kohën kur është marrë e fatkeqësisht që nuk është lëshuar në përdorim, për vërtetimin e saktësisë së orëmatësve. Nëse ndonjë qytetar ka problem ose dyshon se orëmatësi nuk është në rregull, tani e tutje pas vënies në funksion do të mundet me kërkesë të qytetarit të mund ta vërtetojmë ne si byro, a është i saktë apo jo, të dhënat a janë të sakta apo jo”, deklaroi Sedat Rushani – Drejtor i Byrosë për Metrologji.
Megjithatë, kërkesa për vërtetimin e saktësisë së orëmatësve nuk është falas.
“Nëse të dhënat pas matjes rezultojnë se nuk është në rregull, atëherë paguan EVN-ja. Nëse del se është i rregullt dhe matjet janë të rregullta, atëherë paguan qytetari”, tha Sedat Rushani – Drejtor i Byrosë për Metrologji.
Informacionin për mos vënien në funksion të kësaj pajisjeje, fillimisht e kumtoi ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska ndërsa zv.kryeministri Izet Mexhiti, paralajmëroi se do të formohet një trup i pavarur shtetëror për t’i shqyrtuar ankesat nga qytetarët. Siç njoftoi drejtori Rushani, kjo pajisje do të vendoset në funksion muajin e ardhshëm. Pajisja është gjithashtu lëndë e një procesi gjyqësor. Kompania që i’a ka shitur atëkohë Ministrisë së Ekonomisë, kishte paditur ministrinë për atë se pse nuk e shfrytëzon. Hetime ka edhe nga Policia Financiare.
Deri tani, qytetarët ankesat e tyre kanë mundur t’i drejtojnë vetëm deri te furnizuesi, gjegjësisht EVN-ja. Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me fatura paushalle e të pasakta, veçanërisht në periudha dimri. Një faturë e energjisë elektrike, për disa amvisëri arrinte madje mbi 400 euro. Pasi të vihet në funksion, qytetarët do të mund të ankohen deri te Byroja për Metrologji, ndërsa ekip i EVN-së, ka për detyrë që të marrë orëmatësin, dhe ta dërgojë për testim në Byronë për Metrologji. Testimi nuk merr më tepër se një orë. Derisa të bëhet testimi, EVN do ta ketë për obligim që qytetarit t’ia vendosë një tjetër orëmatës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler