LAJMI I FUNDIT:

Faton Klinaku reagon për paraburgimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut: Shteti i Kosovës duhet të ndërhyjë

Faton Klinaku reagon për paraburgimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut: Shteti i Kosovës duhet të ndërhyjë

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për të dërguar në paraburgim 30-ditor ish-ushtarin e UÇK-së nga Zona e Nerodimes, Blerim Ramadani, me qëllim të ekstradimit të tij në Serbi.

Klinaku e ka cilësuar këtë vendim si të papranueshëm dhe ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga shteti i Kosovës.

“Është e papranueshme që shteti artificial i Maqedonisë e dërgon në paraburgim 30-ditor bashkëluftëtarin tonë Blerim Ramadani me qëllim të ekstradimit të tij në Serbi. Shteti i Kosovës duhet që menjëherë të ndërmarrë hapa në drejtim të lirimit të tij, sepse Serbia kriminale nuk ka të drejtë të gjykojë veteranët e luftës së UÇK-së që kanë bërë luftë në Kosovë për çlirim nga pushtuesi serb,” ka deklaruar Klinaku.


Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër politikanët shqiptarë në Maqedoni për mosveprimin dhe mungesën e solidaritetit ndaj Ramadanit.

“Këta që kanë ndihmuar gjoja ndryshimin e pushtetit të shqiptarëve atje, por edhe ata që thirren se janë ndryshimi, janë të mjerë që nuk po e thonë as edhe një fjalë të vetme,” ka shtuar Klinaku, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e mbështetjes nga përfaqësuesit të popullit shqiptar në organe shtetërore.

Paraburgimi dhe ekstradimi i mundshëm i Ramadanit ka ngritur shqetësime të mëdha në Kosovë, ku shumë zyrtarë dhe qytetarë po kërkojnë veprime konkrete për të mbrojtur të drejtat e veteranëve të luftës së UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori