LAJMI I FUNDIT:

Fatime Kalimashi, ose poetja e dashurisë!

Fatime Kalimashi, ose poetja e dashurisë!

Këtyre ditëve në Institutin Albanologjik të Prishtinës u prezantuan dy vëllime poetike të poetes Fatime Kalimashi: ‘Dashuri e bekuar’ dhe ‘Largësia mos t’na ndajë’

Për librin ‘Largësia mos t’na ndajë’, foli redaktori i librit, Prof.dr. Sali Bytyçi, i cili poezitë e znj. Kalimashi i vlerësoi si prurje në poezinë tonë si dhe ngjarje të rëndësishëm për mjedisin tonë të varfër kulturor.


Ndërsa, për vëllimin ‘Dashuri e bekuar’, një fjalë rasti e mbajti recensenti Shaqir Foniqi, i cili nder të tjera tha se Fatime Kalimashi me këtë vëllim poetik i ka thyer paragjykimet, duke shtjelluar temën e dashurisë me një guxim të madh, kur dihet se me këtë temë hezitojnë të merren meshkujt e lëre më femrat.

Por, Fatime Kalimashi dashurinë nuk e sheh si epsh, veçse si ndjenjë njerëzore.’ Jeta është dashuri, kurse dashuria është jetë’, shkruan poetja.

Mund të themi lirisht se Fatime Kalimashi është poete dhe se poezitë e saj janë medaljone me diell!

Fjalë miradije për këtë libër pati edhe redaktori Prof. Xhemail Peci, i cili i bëri një zbërthim të hollësishëm tematikës dhe përmbajtjes tepër të veçantë të këtyre poezive, të cilat trajtojnë kryesisht dashurinë si ‘shpëtimtaren e botës’.

Vëllimin e botoi SHB, ‘Leba Graphic’e Prishtinës!

/Telegrafi/