Fatih Terim nuk do të jetë më trajneri i Galatasarayt, ndërsa në vend të tij është vënë tekniku spanjoll Domenec Torrent.

Klubi Galatasaray ka lëshuar dje një mesazh falënderues për trajnerin Fatih Terim, kur edhe i ndanë rrugët.


Trajneri i njohur turk u largua pas një nisje shumë të keqe të sezonit, ku Galatasaray aktualisht është në pozitën e 12-të me vetëm 27 pikë, plot 22 më pak se lideri Trabzonspor.

Presidenti i klubit Burak Elmas, sot është takuar shkurtër me trajnerin e ri Domenec Torrent dhe me futbollistët, ku e ka prezantuar timonierin.

domenec torrent galatasarayda cift idmanla basladi 1642011832913

Spanjolli Torrent ka qenë më parë ndihmës në klube si Barcelona, Bayern Munich dhe Man City ku ka punuar së bashku me Pep Guardiolan. /Telegrafi/

telegrafi sport app