Pas vendimit të Gjykatës Administrative për të pranuar një ankesë të Lidhjes Social-demokrate, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rivotimin në një vendvotim në komunën e Tearcës, në rajonin e Tetovës.
Në fakt, KSHZ-ja kishte refuzuar ankesën e opozitës, por ishte Gjykata Administrative që anuloi vendimin e KSHZ-së dhe pranoi ankesën e LSDM-së për rivotim në këtë vendvotim, që mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor, përkatësisht në mandate, që aktualisht janë 51 me 49 në favor të OBRM-PDUKM-së.
E pakënaqur me vendimin e Gjykatës, OBRM-PDUKM-ja, që drejtohet nga ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në rivotim, për shkak të, siç u shpreh, tendencës për vjedhjen e fitores së saj në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
“LSDM-ja dhe urdhër dhënësit e tyre, në mënyrë të turpshme, po tentojnë që t’i vjedhin OBRM-së fitoren e pastër. Vendimi i gjykatës është antiligjor dhe i udhëhequr nga motive politike, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore për rivotim. Në këtë rast , kemi të bëjmë me një skenar të qartë për vjedhjen e fitores tonë në zgjedhje”, ka deklaruar nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov, duke përsëritur qëndrimin partiak për mosmarrjen pjesë në rivotim dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor.
Në vendvotimin në Tearcë ka rreth 714 votues dhe në rast të fitore së LSDM-së, me një dallim prej të paktën 300 vota, atëherë kjo parti do të këtë një deputet më shumë dhe numri i përgjithshëm i mandateve mes saj dhe OBRM-PDUKM-së do të jetë i barabartë, apo çdonjëra nga 50 deputetë.
OBRM-PDUKM-ja, nga ana tjetër, nuk ka sqaruar se kush po tenton t’i vjedhë asaj fitoren dhe kush janë urdhër dhënësit e LSDM-së, siç ka deklaruar Todorov, në paraqitjen para mediave lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative.
Nga kjo parti, që nga mbajtja e zgjedhjeve më 11 dhjetor dhe shqyrtimi i ankesave nga ana e KSHZ-së, kanë dalë me akuza të shumta në adresë të diplomatëve perëndimorë, duke i akuzuar për përpjekje për t’i mohuar fitoren, ndërsa zyrtarët e saj kanë përdorur edhe një retorikë të ashpër nacionaliste në adresë të shqiptarëve. Disa nga protestuesit, zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së, i janë bashkangjitur turmës që brohoriste “Shqiptarët e mallkuar” dhe “Baily, larg duart nga Maqedonia”.
“Nuk është e lehtë t’i thuash ambasadorëve rrini anash dhe kjo të jetë e realizueshme. Edhe vet Gruevski është i vetëdijshëm për këtë, kur dihet fakti se pikërisht këta diplomatë këto dy vitet e fundit ishin të përfshirë aktivisht në rrjedhat politike në vend, për të ndihmuar nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza e thellë politike. Politika e Gruevskit është mposhtu më, qoftë me 51 deputetë – nëse do të mbetet – apo edhe me 50. Ai më nuk e ka situatën nën kontroll”, thotë Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve politike dhe profesor në Universitetin e Shkupit.
Retorika e tillë e zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së, sipas ekspertëve, ka larguar si asnjëherë më parë kët parti nga shqiptarët, duke nxitur tensione të reja.
“Definitivisht duhet të qartësohet se në asnjë mënyrë, edhe sikur pas rezultateve përfundimtare parti fituese është OBRM-PDUKM-ja, partitë shqiptare nuk duhet t’i mundësojnë atij formimin e qeverisë, sepse në një situatë të tillë do të vazhdonte kriza politike, e cila mund të thellohet edhe më shumë”, thotë për REL Ismet Ramadani, analist dhe drejtues i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë.
Pas rivotimit të së dielës në Tearcë, KSHZ-ja pritet të certifikojë rezultatin zgjedhor. Pastaj pritet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe nisja e afateve për formimin e qeverisë së re. Në bazë të Kushtetutës, mandati do t’i jepet partisë më të madhe fituese, por në rast se rezultati del i barabartë, atëherë vendi do të përfshihet në paqartësi të reja politike, pa përjashtuar mundësinë edhe të zgjedhjeve të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Siljanovska-e1733837303674-380x233.png)
Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet
![Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-380x233.jpg)
Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore
![Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mario-Perlleshi-380x233.jpg)
Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht