LAJMI I FUNDIT:

Farsa për këndesat që sfidojnë shqiponjat

Farsa për këndesat që sfidojnë shqiponjat

Hyrja emergjente e trupave të NATO-s në Kumanovë dhe në Shkup, është e domosdoshme që të evitohen fërkimet ndëretnike dhe të shuhen përpjekjet luftënxitëse në Maqedoni, dhe kështu të ruhet esenca e asaj çka po ndodhë në Maqedoni , që është përballja e qeverisjes me procesin e dekriminalizimit..

Ky nuk është një shkrim për sportin, për futbollin. Fatkeqësisht, politika e ka marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve. Politika e konflikteve është ringjallë nga vet Maqedonia zyrtare, për të evituar të paevitueshmen, e që është përballja e klasës së korruptuar skajshëm , me qytetarët e vet dhe me ligjin. Fitorja e reformuesve në Maqedoni paraqet dominon e parë që po bie në procesin e dekriminalizimit në rajon. Përpjekja që krejt këtë me e shndërrua në diçka tjetër pra në një konflikt ndëretnik, varet prej durimit të shqiptarëve dhe urtisë së politikës shqiptare.


Ardhja e pritshme e LSDM-së në pushtet për shumëkënd në Maqedoni paraqet kurorëzimin e angazhimit disavjeçar për dekriminalizim dhe në këtë rrafsh është krejtësisht e qartë përse VMRO dhe presidenti aktual, duan ta bllokojnë këtë proces të ndërrimeve në qeverisje e cila me shumë gjasë një pjesë të zyrtarëve aktual që shpërdoruan buxhetin e shtetit, do të i qonte prapa grilave.

Në këso rrethanash letra e frikës ndëretnike dhe luftës madje ka mbetur e vetmja në tavolinën e rrezikuar të pushtetit. Nxitja e këndesave në një luftë metaforike kundër shqiponjave, lëshon në etër edhe nevojën e ndërhyrjes nga jashtë për të mbrojtur këndesat. Kështu duket të jetë kurdisur loja.

Qëndrimi i matur i BDI-së dhe partive të tjera shqiptare, me apele që kriza institucionale të mos shëndrrohet në krizë ndëretnike, është një ftesë e arsyeshme që qytetarët të mos përfshihen në këtë skenar lufte. Kur konflikti politik përfshinë edhe qytetarët ai bëhet lehtë i manipulueshëm dhe vështirë i kontrollueshëm.

Urtia shqiptare është e domosdoshme. Kapacitetet e këndesave nuk janë të atilla që rrezikojnë qenien shqiptare, prandaj paniku që po përhapet ndër shqiptarë është i paarsyeshëm dhe qëllimkeq.

Në shtetin maqedon nuk ka kapacitete të cilat i detyrojnë shqiptarët të pranojnë diskriminimin, prandaj politika shqiptare atje bënë mirë që angazhimin për barazi të qytetarëve përpara ligjit, të e ndajë nga lufta për dekriminalizim, nga e cila janë shqetësuar pushtetarët aktual. Esenca e konfliktit në ;aqedoni nuk është ndëretnik, por qytetarët maqedon po bëjnë me vite përpjekje për dekriminalizim dhe orientim euroatlantik përkundrejt një qeverisjeje lindore dhe të korruptuar. Në panikun që e ka kapluar, qeverisja në largim po përpiqet me e ndez zjarrin të cilin pretendon se vetëm ajo mund ta kontrollojë.

Qëndrimi anash i faktorit shqiptar dhe përkrahja e proceseve euroatlantike të LSDM-së e ka tronditur bazën e qeverisjes diskriminuese dhe korruptive.

Në rrethana të tilla, kur qeverisja e rrënuar maqedonase po përpiqet me i hapë derën kaosit dhe fuqive anti perëndimore, vetëm për të mos u përballë me ligjin, vetëm NATO mund të garantoj ruajtjen e Maqedonisë. Aventurat e VMRO-së dhe presidentit Ivanov po e dërgojnë vendin buzë humnerës së konfrontimeve ndëretnike dhe të përzierjes së gjithë akteve të cilët deri tani po luanin nën tryezë.

VMRO ka vendosur alternativë të papranueshme në Maqedoni: ose vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve ose ndarje e Maqedonisë. Duke e kopjuar retorikën serbe të dikurshme, po ndjellin pasojat e njëjta. Kjo politikë e nxitjes së konfliktit përmes bandave të huliganëve ( operativëve të veshur si civilë) në aksione ndaj qytetarëve shqiptarë, në dukje krejt të rastësishme, po i forcon në skenë shqiptarët radikal dhe po i bënë të rihapin llogoret e luftës dhe të rikrijojnë vijat e brendshme etnike në Maqedoni.

Nuk është se shqiptarët nuk kanë alternativën e vet, por politika zyrtare shqiptare, në rajon ka përkrahur projektin euroatlantik për Ballkanin, dhe ish-Jugosllavinë, që do të thotë të pranojë kufijtë e ish-njësive federale të ish-Jugosllavisë. Nëse lëvizin këta kufij, kufijtë e ri i vendosë lufta.

Kjo politikë zyrtare e shqiptarëve, e mbështetur vazhdimisht nga fuqitë euro-atlantike, shpeshherë është cilësuar gabimisht si qyqarëllëk i shqiptarëve apo gatishmëri me e pranua nënshtrimin, por në fakt ajo paraqet vetëdijen se Ballkanin vetëm marrëveshjet dhe bashkëpunimi e shpëtojnë nga humnera që po u përgatitet popujve të regjionit. Vetëm një politikë e tillë shqiptarët i fuqizon në regjion.

Me motive të njëjta po krijohen dhe po ushqehen krizat rreth kufirit me Malin e Zi dhe ajo rreth asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Prezenca e NATO-s në Kosovë ka bërë që këto të kalojnë pa eskalime të mëdha, por duket se vendosja e trupave të NATO-s edhe në pjesën malazeze të kufirit me Kosovën mbetet i domosdoshëm për të garantuar mos-përzierjen e faktorëve luftënxitës në atë nyje të rëndësishme.

Krizat në regjion janë të gjitha të ndërlidhura me fije tani për tani të padukshme të cilat në të shumtën e rasteve tërhiqen nga duar të padukshme, por në fakt, janë pasqyrime të dy strategjive për Ballkanin, dhe luftë për evropianizimin apo pengimin e këtij procesi në regjion.

Në këto rrethana paniku dhe urrejtja për fqinjët është aleati më i keq. Pavarësisht interesave të jashtme, popujt e Ballkanit do të jetojnë këtu me shekuj, dhe do të ndërrohen vetëm konjukturat.

Në trend

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kalo në kategori