LAJMI I FUNDIT:

Farmacist apo pianist, kush është Leart Gashi – 19 vjeçari me sindromën Down portreti i së cilit zbukuroi qytetin e Ferizajt

I buzëqeshur ashtu siç është çdoherë, qëndron në murin e shkollës së muzikës “Çesk Zadeja”, në Ferizaj. Është ky Leart Gashi, djaloshi 19 vejçar i diagnostifikuar me Sindromën Down, mirëpo që kjo nuk e pengon aspak që të punojë dhe të dhurojë dashuri për njerëzit që ka afër.

Learti për Telegrafin u shpreh shumë i lumtur që “Mural Fest”, kishte vendosur ta pikturojë portretin e tij në murin e shkollës së muzikës.


“Unë jam Leart Gashi, jam 19 vjeçar. Punojë në barnatoren ‘Zeka’ dhe kalojë shumë mirë atje. Po ashtu jam ndjerë shumë mirë që më kanë kushtuar një mural mua këtu në Ferizaj”, tregon duke buzëqeshur Learti.

Leart Gashi dhe portreti i tij në murin e shkollës së muzikës “Çesk Zdeja”, në Ferizaj i punuar nga artisti spanjoll Dridal

E bekuar që ka një vëlla si Learti u shpreh edhe motra e tij, Diellza Gashi, ajo tregon që Learti punon edhe si ndihmës farmacist tash e dy vjet në barnatoren “Zeka”, në Ferizaj.

“Learti është vëllau im, është tri vjet më i vogël se unë. Ka përfunduar shkollën e mesme të lartë në qendrën burimore ‘Përparimi’, në Prishtinë kurse tash punon si ndihmës farmacie në barnatore”, tha ajo.

Diellza për Telegrafin tregon edhe si erdhi deri tek ideja e pikturimit të portretit të Leartit si pjesë e Mural Fest-it.

“Ideja e Mural Fest-it për këtë vit ka qenë on offline dhe drejtoresha Lebibe Topalli e ka njoftuar artistin Dridali që veç e ka pikturuar Leartin, ideja e tij ka qenë lidhja e personave me nevoja të veçanta me muzikën. Drejtoresha Topalli ia ka prezantuar Leartin dhe dëshirën e tij për të luajtur piano. Pastaj janë bërë fotografitë dhe i janë dërguar artistit, ai e ka pëlqyer Leartin shumë dhe ja rezultati”, tregon Diellza.

Diellza dhe Leart Gashi

Learti është një djalë i mbarë, kështu e thotë motra e tij. Sipas saj ai është shumë njeri i qetë dhe i urtë duke pohuar se me të asnjëherë si familje nuk kishin probleme.

“Me Leartin nuk kemi pasur kurr probleme, prej fëmijërisë ka qenë shumë i urtë dhe i qetë. Masandej kemi fillua me e dërgua nëpër qendrat përkatëse që janë për Sindromen Down njëherë në Prishtinë pastaj qendrat erdhën edhe në Ferizaj. Learti është shumë mirë sot edhe për shkak të terapive që i ka marrë në këto qendra”.

Marrëdhënia vëlla e motër mes Leartit dhe Diellzës është krijuar për tu bërë veçantë dhe e pandashme.

“E ka bërë orar gjithë në ora 14:10, kur shkon në punën e tij më thirr në telefon më pyet se a jam lodhë. I them jo Leart, më pyet në sa ora e përfundoj punën, i them në ora 16:00 ndoshta, me pyet e unë në sa e përfundoi i them në ora 18:00,  e më thotë a kemi me dal bashkë me pi kafe pastaj. E bënë ndoshta sindroma që e ka një dashuri shumë të sinqertë dhe shumë të veçantë. E kjo dashuria jonë nuk do të zbehet kurr edhe lidhja jonë është shumë e ngushtë”, thekson ajo duke u përqafuar gjatë gjithë kohës nga Learti.

Learti duke luajtur piano

Piano është pjesa më e dashur për Leartin, ai përveç punës që e bënë tani mbanë edhe orë shtesë për të mësuar pianon së bashku me mësuesen Lira.

“Learti përveç si ndihmës i farmacisë, ushtron edhe piano. Pianon ka filluar ta ushtrojë në shkollën filore bashkë me mësuesen Lira Bytyçi. Lira pastaj ka mbajtë edhe orë falas për personat me Sindromën Down, në qendër. Ku edhe Learti ka mbajtë orë aty dhe i ka pëlqyer shumë piano”, deklaron ajo.

Learti në vendin e tij të punës, ku punon si ndihmës farmacist në barnatore

Kurse si është të punosh me një person me Sindromen Down, tregon punëdhënësi i Leartit, Zekrija Kamberi. Ai shprehet se nuk ka njerëz më të dashur në botë se personat me këtë sindrom duke shtuar po ashtu që Learti është shumë i përkushtuar në punën e tij që e bënë në barnatore.

“Duke e parë nevojën që personat me aftësi të kufizuara të socializohen, ne kemi vendosur që pikërisht të punësojmë dikë me Sindromen Down. Dashurinë që të ofrojnë këta askush tjetër në botë nuk e bënë. Janë shumë të afërt dhe është për tu habitur që sa mirë sillen dhe sa me përkushtim e bëjnë punën e tyre. Leartin e kemi të angazhuar në barnatore për radhitjen e barnave dhe gjatë siglaturës së farmacisë që signon, Learti i fut në qese klantautorët”, përfundon Kamberi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori