Një studim i shkencëtarëve spanjollë, ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.
Një studim tjetër i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundimin se konsumimi për çdo ditë të farave të kungullit, ul me 23 për qind rrezikun ndaj kancerit të gjirit.
E mundin kancerin
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator.
Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit.
Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.
Shëndeti i prostatës
Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
Humbje të peshës
Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë.
Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.
Reduktojnë kolesterolin
Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm për 10 për qind.
Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i droçkave të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.
Mbrojnë nga diabeti
Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.
Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit
1. Ulja e nivelit të kolesterolit në gjak,
2. Ulja e glukozës në gjak,
3. Parandalim dhe trajtim i diabetit,
4. Rënie në peshë,
5. Lehtëson simptomat e stresit
6. Redukton dhimbjet nga artriti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre