Disney ka publikuar zyrtarisht trailerin e filmit të shumëpritur "Freakier Friday", vazhdimi i komedisë së vitit 2003 "Freaky Friday".

Filmi do të rikthejë Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis në rolet e tyre ikonike, së bashku me Chad Michael Murray.


Si në filmin origjinal, personazhet e tyre shkëmbejnë trupat, por këtë herë me një kthesë të re.

96209385 14500443 Fans are saying the same thing about Disney s Freakier Friday tr m 58 1741988539891

Gjithashtu, duket se në këtë ngjarje përfshihen edhe vajza e Annës (Julia Butters) dhe njerka e ardhshme (Sophia Hammons).

Pasi traileri u publikua, fansat shprehën reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Disa u shprehën skeptikë për nevojën e një vazhdimi, duke e quajtur atë të panevojshëm.

96209413 14500443 Social media users were quick to jump to X to share their though m 59 1741988550747

Një përdorues shkroi: "Pse duhet të humbasin kaq shumë para dhe kohë për të bërë të njëjtin film përsëri?".

Ndërsa një tjetër tha: "Në një epokë të vazhdimeve të kota, ky mund të jetë më i keqi”.

96212687 14500443 image a 60 1741988576766

Megjithatë, shumë të tjerë mezi po e presin filmin. "Do të jetë një shpërthim nga e kaluara! Jam kaq i emocionuar!", shkroi një fans.

Në trailer shfaqet Anna (Lohan) dhe Tess (Curtis) teksa konsultohen me një fallxhore, e luajtur nga Vanessa Bayer, e cila parashikon se do të ndodhë diçka e pazakontë.

Të nesërmen, ato zgjohen në trupat e gabuara dhe përpiqen të përballojnë situatën e çuditshme.

Filmi do të shfaqet në kinematë botërore më 8 gusht 2025. /Telegrafi/