Kylie Jenner ka ndezur spekulime mes fansave pas publikimit të disa fotografive nga pushimet e saj në plazh.

Në imazhet që ndau në Instagram, ajo shfaqet me bikini duke promovuar linjën e saj të kozmetikës, ndërsa ekspozon bizhuteritë luksoze dhe peizazhet mahnitëse.


Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte mungesa e të dashurit të saj, aktorit Timothee Chalamet, shkruan DailyMail.

96527039 14532519 image a 143 1742850888693

Fansat e saj nuk vonuan të shprehin dyshimet e tyre, duke pyetur në komente nëse ai ishte prapa kamerës.

“Timothee i bëri këto fotografi, apo jo?” shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër shtoi: “Ne e dimë që ai është atje, na tregoni atë”.

96527045 14532519 image a 142 1742850886399

Kylie dhe Timothee kanë qenë në një lidhje që nga prilli i vitit 2023 dhe kohët e fundit janë bërë më të hapur me romancën e tyre, duke u shfaqur së bashku në evente të rëndësishme.

Sipas burimeve, Kylie është shumë e lumtur dhe e mbështet plotësisht partnerin e saj në karrierën e tij.

96527029 14532519 image a 144 1742850895942

Megjithëse ajo është një nga emrat më të njohur të showbiz-it, Kylie shpesh ka theksuar dëshirën për të mbajtur jetën e saj personale sa më private.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të ndjekin me vëmendje çdo detaj të marrëdhënies së saj me Chalamet, duke shpresuar për më shumë shenja të dukshme të romancës së tyre. /Telegrafi/

Timothy i bëri këto foto, apo jo? pyeti një prej afro 400 milionë ndjekësve të saj

96527281 14532519  Kylie tell me Timothy is around said a fan a 10 1742891316093

Ky person e bëri pyetjen e saj me shkronja të mëdha: 'KU ËSHTË TIM???'

96527027 14532519 image a 146 1742851104721

96527055 14532519 image a 150 1742851133247