Fansat e James Bond janë të bindur se aktori i ri, Patrick Gibson, do të jetë zëvendësuesi i Daniel Craig në rolin ikonik të 007.

Kjo pas prezantimit të lojës së re të miratuar zyrtarisht nga Amazon MGM Studios, “007: First Light”, ku Gibson është zëri i një James Bond 26-vjeçar, të sapo dalë nga Marina Mbretërore.


Spekulimet janë shtuar në rrjet pas zbulimit të pamjeve të para nga loja, ku Bond shfaqet në aksion klasik me makinat britanike Aston Martin, skena spiunazhi dhe humorin karakteristik, shkruan DailyMail.

99121991 14788429 James Bond fans are speculating over who will replace legendary  m 29 1749234640048

Prania e personazheve si M, Q dhe Moneypenny, si dhe një mentor i ri i quajtur John Greenaway (luajtur nga Lennie James), ka zgjuar edhe më shumë interesin.

Edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar për filmin e ardhshëm të Bondit, shumë besojnë se përzgjedhja e Gibson për lojën është një “provë e heshtur” se ai do të jetë fytyra e re e agjentit legjendar në kinema. /Telegrafi/

99121995 14788429 image m 30 1749234652212