Një tjetër shpërthim vullkanik është parë në gadishullin Reykjanes në Islandë, duke detyruar evakuimin e qytetarëve dhe turistëve.

Vullkani Sundhnúkur, i njohur për aktivitetin e tij të shpeshtë, shpërtheu për të nëntën herë që nga dhjetori i vitit 2023.


Autoritetet evakuuan qytetin e Grindavík, kampingje dhe resortin luksoz Blue Lagoon Iceland.

Edhe pse nuk raportohet për dëme të mëdha, një re e dendur gazi po përhapet drejt komuniteteve përreth si Vogar, Reykjanesbær, Sandgerði dhe Garð.

Banorëve u është kërkuar të mbyllin dritaret dhe të monitorojnë cilësinë e ajrit.

Pamjet nga atje tregojnë “shtëllunga” të mëdha flakësh dhe tymi që ngrihen nga toka.

Ekspertët thonë se çarja vullkanike është rreth 700 deri në 1000 metra e gjerë, me llavë që rrjedh kryesisht në drejtim të juglindjes.

Islanda, e njohur si “toka e akullit dhe zjarrit”, po përballet me shpërthimin e saj të 12-të që nga janari 2021. /Telegrafi/