LAJMI I FUNDIT:

Familjes me 12 anëtarë, Hyundai ia dhuroi një Palisade të ri

Familjes me 12 anëtarë, Hyundai ia dhuroi një Palisade të ri

Tani disa prej familjarëve, mund të vozisin me shumë stil

Michelle dhe Don Bauchen nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, i kanë nga tre fëmijë nga martesat e mëparshme, ndërsa janë bërë tetë anëtarë kur u martuan, transmeton Telegrafi.


Ata janë bërë gjithsej 12 anëtarë disa vite më vonë dhe historinë e tyre e kanë treguar në një emision televiziv, ku frymëzuan shumë njerëz që të adoptojnë fëmijë.

Historia mbresëlënëse e tyre, ka prekur edhe zyrtarët e Hyundai që vendosën t’ju dhurojnë një Palisade te ri që ka tetë ulëse në tri radhë.

Megjithëse të gjithë nuk do të mund të hynë në të, është mundësi e mirë që një pjesë e tyre të kenë një makinë të përshtatshme. Së bashku me bashkëshortët, tani janë vetëm katër fëmijët e vegjël, meqë të rriturit jetojnë në banesat e tyre dhe jo në bashkësi.

Derisa ky Hundai Palisade, do iu mundësojë të bëjnë udhëtime të gjata, apo të kryejnë obligimet e përditshme shumë më mirë. /Telegrafi/