Familjarët kërkojnë vazhdimin e kërkimeve për aeroplanin e zhdukur të Malaysia Airlines
Familjet e atyre që kanë qenë në bordin e fluturimit të kompanisë Malaysia Airlines, u kanë bërë thirrje autoriteteve që të vazhdojnë kërkimet e aeroplanit, i cili është zhdukur dy vjet më parë me 239 veta në bord.
Në një ngjarje përkujtimore në Kuala Lampur, familjarët kanë lëshuar tollumbace të bardha me emrat e pasagjerëve të zhdukur.
Fluturimi 370 është zhdukur më 8 mars të vitit 2014, në udhëtimin nga Kuala Lampuri për në Pekin.
Kërkimet në jug të Oqeanit Indian nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të aeroplanit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































