Nga: Salajdin Salihu
Lidhjet e shqiptarëve me Dubrovnikun kanë qenë të moçme. Aty kanë vepruar personalitete shqiptare nga bota kulturore, shkencore apo klerikale. Dubrovniku, historikisht, ka pasur këmbime tregtare me qytetet e ndryshme shqiptare. Në këtë qytet është shquar familja fisnike me origjinë shqiptare, Sorgo. Nga gjiri i saj kanë dalë kompozitorë, poetë, intelektualë, politikanë e diplomatë. Pavarësisht prej faktit se kjo familje kishte lidhje të shumta me botën kulturore evropiane, ajo është pothuajse e panjohur për botën shqiptare.
Shqiptarët dhe Dubrovniku
Dubrovnik, 14 korrik 1285. [1] Njëfarë Mateu, i biri i Markut, dëshmonte për një grabitje. Ai kishte dëgjuar se si grabitësit flisnin shqip: Dëgjova në zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe (Auditivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca).[2] Mateu dhe hajnat i bënë shërbim historisë shqiptare, sepse kjo është dëshmia e parë për gjuhën shqipe.
Lidhjet e shqiptarëve me Dubrovnikun (Raguzën) janë të moçme. Më 1208 fisniku shqiptar Dhimitër Progoni kishte lidhur marrëveshje tregtare me Republikën e Raguzës. Marrëveshja qe publikuar edhe nga profesori i Beogradit, A. Soloviev.
Shpanët (dega e Shkodrës) përmendën si qytetarë të Dubrovnikut që nga viti 1380. Besohet se aty ishin vendosur në vitin 1322 dhe vepruan deri në mesin e shekullit XVII.[3]
Në Dubrovnikun e shekullit XIV kemi 13 familje të pasura nga Shqipëria, që ishin pakësuar dukshëm në shekullin e XIX.[4]
Familje fisnike të Dubrovnikut me origjinë të largët shqiptare, sipas studiuesve, ishin edhe: Bona (Bunic), Giorgi (ose Gjurgjevic, Zorzi, Georgi, Giorgi), Cerva (Crijevic), Kaboga (Kabuzic, Caboga), Sorgo (Sorgocevic, Sorkocevic), Saraca (Saracic), Pesta (Pestic), Bobali (Bobaljevic), Pozzo (Pucic) etj.
Kur Republika e Raguzës e fitoi pavarësinë nga Venediku më 1358, kryetar i parë i saj ishte Nicola de Sorgo (Niksha Sorko cevic).
Ndre Durrësaku, një argjipeshkëv i Raguzës në periudhën 1387- 1393, sikurse shkruan Jahja Drançolli, pasi e rregulloi çështjen e kishës në Raguzë dhe më gjerë, më 1386 u shpall provincial (drejtues) i Provincës së Dalmacisë, i treti që nga themelimi i saj.[5]
Në Dubrovnik e gjejmë letrën, në latinisht, të vitit 1403, nga princi arbëror Nikolla Topia, i cili, sipas Edit Durhamit, shkruante se shqiptarët ishin kundër Bosnjës (Ua jap autorizimin tim mbikapedanët me Gjuragjeviqin dhe shqiptarët e tjerë), ndërkaq më 1404 përmendet edhe Zernoviqi i quajturi Giurazy, që është me origjinë nga Guri-i-zi.[6]
Këtu veproi humanisti shqiptar Gjin Gazuli (1400-1465), matematikan, astronom dhe ambasador i Skënderbeut në Dubrovnik apo Pal Gazuli (1405-1470), bashkëpunëtor i Skënderbeut, i emëruar më 1442 rektor i shkollave të Raguzës. Ai jetoi dhe vdiq në Dubrovnik.
Më 1461 ishte për vizitë katërditore në Dubrovnik edhe Skënderbeu së bashku me këshilltarin, Pal Engjëllin. Dokumentet e shumta dëshmojnë për raportet e mira të tij me Republikën e Raguzës.[7]
Historia ka shënuar valë migrimesh të shqiptarëve, veçmas drejt qyteteve dalmate. Në shekujt XIV-XV shqiptarët ishin vendosur edhe në Dubrovnik. Klerikët shqiptarë, madje, kishin krijuar shkolla (scuola) ose vëllazëri shqiptare (confraternitas) në qytetet dalmate.
Për veprimtarinë e klerikëve shqiptarë në Dubrovnik ekzistojnë shumë dokumente me vlerë nëpër arkivat e Dubrovnikut. Një studim me vlerë është ai i Etleva Lalës me titull Klerikët shqiptarë të mesjetës në arkivat e Dubrovnikut. Aty jepen të dhëna për klerikë shqiptarë që kishin arritur në pozita ipeshkvësh dhe kryeipeshkvësh jo vetëm në Dubrovnik, por edhe në qytete të tjera dalmate.
Ndërmjet Dubrovnikut dhe qyteteve shqiptare, sikurse Durrësi, Vlora, Berati, Shkodra etj., pati shkëmbime të shumta tregtare.
Gjatë kohës së urisë së madhe Dubrovniku importonte grurë nga Shqipëria. Në shekujt XIII dhe XIV, në Durrës dhe në Vlorë, kishte koloni qytetarësh raguzianë.
Më 1319 përmendet Halil Durrësaku (Draçanini) që bënte tregti me Dubrovnikun.
Më 1360 dhe 1361 flitet për tregti shumë të zhvilluar ndërmjet Vlorës dhe Dubrovnikut, madje tregtarët e të dy vendeve nuk paguanin as taksa doganore.
Më 1387 Lekë Dukagjini u bënte thirrje tregtarëve nga Dubrovniku të mos kishin frikë për të bërë tregti me vendin e tij.
Dubrovniku importonte grurë edhe nga viset e Gjergj Kastriotit dhe kishte këmbime tregtare me Karl Topinë.
Më 20 maj 1697, njëfarë Danil Dolfini, sillte mall nga Holanda në Durrës nëpërmjet Ankonës.[8]
Pero Çingrija (Pero Cingrija, 1837-1921) konsiderohet ndër politikanët më të mëdhenj dubrovnikas dhe dalmat. Ai ishte prefekti më i popullarizuar dhe më jetëgjatë në historinë e Dubrovnikut – nga viti 1878 deri më 1882, pastaj nga viti 1899 deri më 1911. Çmohej për kulturën e tij të madhe. Ishte anëtar i Partisë Popullore. U çmua si politikan i aftë, i drejtë dhe mjaft i popullarizuar.
Çingrija lindi në Dubrovnik më 1838, në një familje të vjetër nga Dubrovniku. Në numrin 11 të gazetës Nase pravice, të vitit 1906, shkruhet: Familja Çingrija me origjinë është shqiptare, e ardhur në Dubrovnik në kohët e hershme. Mbasepikërisht prej origjinës së vet nga populli i zjarrtë dhe trim, Çingrija duhet t ‘ijetë mirënjohëspër energjinë dhe pathyeshmërinë e tij, që e dinë tëgjithë ata që e njohin.
Në Dubrovnik u shqua edhe familja fisnike Sorgo, e cila pothuajse nuk përmendet nga studiuesit shqiptarë. Duke u nisur nga ky shkak, do të japim disa të dhëna për Sorgot.
Gjenealogjia
Familja fisnike Sorgo e Dubrovnikut përmendët nga shekulli XTTT. Të parët e saj kishin ardhur aty, së paku, një shekull më përpara. Si familje fisnike ajo kishte stemën dhe flamurin e vet. Në shekullin e XVTTT u quajt Aristokracia Muzikore e Raguzës për shkak të kompozitorëve Luka, birit të tij Antunit dhe Elenës, të cilët krijuan vepra të çmuara të muzikës klasike.
Sorgot i dhanë Dubrovnikut diplomatë, dijetarë, kompozitorë, shkrimtarë, arkitektë. Tshin edhe mecenë të shumë personaliteteve të shquara nga bota e artit dhe shkencës. Jeta politike, ekonomike, arsimore e kulturore e Dubrovnikut përherë ka qenë e lidhur ngushtë me familjen Sorgo. Për origjinën e saj shqiptare flasin shumë autorë. Albanologu i njohur kroat, Henrik Bariqi, shkruan: Shqiptarët janë miq të vjetër të dubrovnikasve dhe në Dubrovnik qëmoti ka pasur shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe familja Sorgo (Sorkoçeviq), e cila u pranua në aristokracinë e Dubrovnikut, sepse, sipas rrëfimeve, njëparaardhës i tyre, një shqiptar nga Rodoni, në çastin e fatkeqësisë, kishte sjellë sasi të mëdha sorgumi që e shpëtoi Dubrovnikun nga uria.[9]
Tntelektuali i njohur kroat, Predrag Matvejeviç, duke folur për kulturat si sisteme të hapura, që pasurohen nëpërmjet ndikimeve të huaja, shkruante se kultura kroate i kishte hapur horizontet e saj për zëdhënësit e vullnetit të mirë dhe kontribuuesit e zhvillimit kulturor kroat, përkundër origjinës së tyre jokroate. Ai i përmend edhe Sorkoqeviçët (nga familje shqiptare që Dubrovnikut i shiste drith: Sorgo).
Studiuesja Zdenka Janekoviq-Romer thekson se origjina e familjes Sorgoçeviq ishte nga Shqipëria.[10]
Kronistët kanë shkruar se familja Sorgo ishte me origjinë nga Kotori, kurse origjinën e largët e kishte nga Kepi i Rodonit ose nga Epiri.
Sorgot, sipas kronikave të vjetra, kishin ardhur në Dubrovnik më 1272. Kjo nuk përputhet me të vërtetën historike, sepse Marin Vito Sorgon e hasim në Dubrovnik nga viti 1269. Për sa i përket origjinës së familjes në regjistrimin e kësaj kohe thuhet: Di Redonid’Albania antichi.[11]
Në një burim thuhet se familja Sorkoqeviç (Sorgo) përmendet nga viti 1253, gjegjësisht përmendet Vita de Dobroslavo, që kishte vdekur para vitit 1281. Kjo do të thotë se një Dobroslav ka jetuar në gjysmën e parë të shekullit XIII. Përveç kësaj, përmendet Vito që kishte një djalë të quajtur Dobrosclavus. Ai përmendet nga viti 1274 deri më 1283, kur shënohet se vdiq.[12] Sipas Enciklopedisë kroate[13] anëtarët e dinastisë Sorgo përmenden nga shekulli XII.[14] Kronisti nga Dubrovniku, N. Ranjini, shkruante se kjo familje ishte bërë pjesë e aristokracisë së Dubrovnikut pasi një paraardhës e ndihmoi qytetin në kohën e urisë së madhe, duke sjellë gjëra ushqimore, veçmas sorgum.[15]
Anëtari më i vjetër i familjes ishte Dobrosclaua (i lindur rreth vitit 1160). I pari që përmendet nëpër burime të ndryshme është djali i tij Vido (Vita). Ai më 1253 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Dubrovnikut dhe kishte qenë pjesëmarrës në arritjen e aleancës për këmbime tregtare ndërmjet Dubrovnikut dhe carit bullgar Mihael I. Asenit.
Në enciklopedi, mes të tjerash, thuhet se Vido kishte shtatë fëmijë, nga më i vjetri Marini (rreth 1220-rreth 1282), me pseudonimin Pesta (Peshtiq), deri tek më i riu Nikola (i lindur rreth 1245). Në shekujt XIV dhe XV përmendet Stjepan Marini (rreth 1320-1388).
Sorgot ishin familje me ndikim të madh në jetën politike të Dubrovnikut, veçanërisht në planin e brendshëm. U dallua Gaudenci Nikolino (rreth 1562-1616), i quajtur edhe Debo.
Enciklopedia jep të dhëna edhe për degëzimet e familjes Sorgo, gjegjësisht lidhjen me familjen Puçiq-Sorkoçeviq (Pozza-Sorgo). Këtij degëzimi i përket Jelena Ranjina (Elena Ragnina; rreth 1784-1865), një grua erudite, e cila konsiderohet kompozitorja e parë kroate. Pjesë e kësaj familjeje ishte diplomati Marin Orsatov (1692-1761). Djali i tij, Antun Vlaho (1727-1810), kishte shkruar këngë në gjuhën italiane, kurse djali tjetër, Orsati (i lindur më 1719), ishte rektor i rendit jezuit në Dubrovnik. Nga kjo familje ishin edhe poetët Luko Didak dhe Ivan Gunduliq.
Fisit Sorgo i përkasin edhe Valoviqët dhe Sorgo – Bobali. Të parët rrjedhin nga Vicki (rreth 1535-1589), djali i të cilit, Valentin Sorgo Valoviq (rreth 1565-1604), ishte poet. Nga degëzimi tjetër me mbiemrin Sorgo – Bobali rrjedh Miha (rreth 1530-1613), me pseudonimin Balabanoviq. Nipi i tij, Miho Ivanov, (i lindur rreth vitit 1625), ishte shkrimtar dhe diplomat në Republikën e Venedikut. Degëzimi familjar
Sorgo – Bobali u shua në shekullin XVIII me vdekjen e arqipeshkvit Fran (1721-1800).
Nga një degë e familjes Sorgo, në shekullin 18, u shquan: kompozitori dhe diplomati Luka Sorgo, djali i tij, kompozitori dhe diplomati Antuni, vëllai i tij, poeti Miho dhe motra, poetja Kata.
Luka Sorgo me fëmijët Marinin dhe Antunin u shquan edhe si kompozitorë. Veprat muzikore të Marinit kanë humbur.
Origjinën e kësaj familje kanë dashur ta përvetësojnë serbët, duke i paraqitur si “serbë katolikë”, por kjo tendencë është hedhur poshtë nga studiuesit.
Për origjinën e emrit Sorgo studiuesit pajtohen se lidhet me bimën e sorghumit, sikurse e thotë edhe kronisti i moçëm nga Dubrovniku, N. Ranjini.[16]
Emri i familjes në burimet sllave shënohej si Sorgocevic apo Sorkocevic, kurse në burimet latine shënohej si Sorgo c dhe Sorkoc. Nga gjysma e dytë e shekullit XIV shënohet vetëm Sorgo.
Personalitete nga familja Sorgo
Familja Sorgo dha shumë emra të njohur, veçanërisht kompozitorët Luka Sorgo, i biri Antuni dhe Elena Pozzo Sorgo.
Luka Sorgo (1734-1789) është kompozitor i njohur i shekullit 18 dhe konsiderohet autor i simfonisë së parë në Dubrovnik. Djali i tij Antuani (1775-1841) ishte kompozitor dhe diplomat, i vëllai Miho Sorgo (1739- 1896) ishte poet, ashtu sikurse edhe motra Kata (1729-1792).
Vëllezërit Luka dhe Miho Sorgo ndikuan në jetën shoqërore dhe politike të Dubrovnikut të shekullit 18. Dy vëllezërit ishin të lidhur edhe me oborrin e dinastisë Habsburge. Pavarësisht prej angazhimit të tyre politik, Dubrovniku nuk arriti të ripërtërihej në aspektin demografik dhe ekonomik si pasojë e tërmetit katastrofal të vitit 1667.[17] Në vitin 1783 ata ndikuan në politikat reformuese të Republikës së Dubrovnikut. Ishte koha kur borgjezët kishin frikë nga ndryshimet dhe vepronin sipas logjikës: Më mirë të çmojmë traditat e vjetra se sa të zbatojmë të rejat, sikurse shkruan Luka Sorgo në ditarin e vet.[18]
Si kompozitor Luka Sorgo ishte adhurues i artit muzikor italian të periudhës para klasike dhe la disa vepra shumë të çmuara muzikore.
Në ditarin e vet ai flet për takimet me personalitete të njohura të kohës dhe për vizitat në Paris, ku ai kishte njohur kompozitorë të shquar evropianë. Mbajti lidhje me Fortisin, Haydnin, Gluckin, Bajamontin.
Trashëgimtarë të Lukas janë: Antuni, Katarina (që u shpërngul në Ankonë); Elena (e martuar me Nikola Sorgon i quajtur Debo), Magdalena dhe Mariana (e martuar me Raf Gozzen).
Luka Sorgo, i sëmurë nga melankolia, i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së vet.[19]
Miho Sorgo (1739-1796) u afirmua si poet. Ai studioi në Bolonjë, nën mentorimin e profesorit të famshëm të filozofisë dhe retorikës Zannotit, një përfaqësues i enciklopedizmit të shekullit 18. Në vitet 1776 dhe 1777 qëndroi në Venedik në një mision shtetëror. Gjatë vizitave në qytete italiane ai u miqësua me shumë shkrimtarë e shkencëtarë të njohur. E kishte mik teologun dhe udhëpërshkruesin italian Alberto Fortisin (1741-1803); Melchiore Cesarottin (1730-1808), përkthyesin e Homerit dhe Ossianit në gjuhën italiane; me Elisabett Turrin (1751- 1796), që kishte përkthyer nga gjermanishtja në italisht Gessnerin dhe Lesingun; me Marmonelan (1723-1799), Leopold Caldanin, kryetarin e parë të Accademia delle scienze (1778) të Padovës, Isabella Teotochi Marin – Albrizzin, shkrimtarin Stefan Arteaga (1747-1799), poetin e njohur klasicist Vincenz Monti (1754-1828) etj.
Miho kishte krijuar në shtëpinë e vet edhe një Akademi, e cila u shua më 1793. Ai kishte treguar interesim për poezinë popullore, për gjuhën, historinë dhe traditat sllave.
Antun Sorgo (Antun ose Antonio Sorgo, 1775-1841[20]) ishte i biri i Lukës. U dallua si kompozitor, shkrimtar dhe diplomat. Kontribuoi në historinë politike, në gjuhësi dhe etnografi. Ishte emisari i fundit i Republikës së Raguzës në Paris. Nga viti 1794 ishte anëtar i Kuvendit të Dubrovnikut. Antun Sorgo u shkollua në Kolegjin e Raguzës dhe më pas studio në Romë, ku i ishte besuar familjes së Benedikt Stayt. Nga viti 1806 e udhëhoqi Ambasadën e Raguzës në Paris. Si diplomat ishte ithtar i krijimit të një krahine të Dubrovnikut, që së bashku me Ishullin e Kotorit do të ishin pjesë e Austrisë. Puna e tij krijuese u përmblodh në librin Fragmente nga historia politike dhe letrare e Republikës së vjetër të Dubrovnikut dhe mbi gjuhën sllave. Ai krijoi pesë simfoni dhe disa vepra të tjera muzikore. Gjatë qëndrimeve në Itali lidhi miqësi me shumë poetë të njohur italianë.[21]
Antuni u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Dubrovnikut në vitin 1794. Më 1800 e gjejmë në Venedik, kurse më 1805 shpërngulet në Paris ku, si frankofil i theksuar, merret me misione diplomatike për Republikën e Raguzës. Pas Kongresit të Vjenës shkroi pjesë letrare, studime për gjuhën dhe historinë politike, që u botuan si libër më 1839, në Paris. Duket se veprimtaria letrare dhe diplomatike ishin më të rëndësishme për të sesa ajo muzikore.[22] Ai ka merita për hapjen e Katedrës së Sllavistikës në Sorbonë, ndonëse ai botonte vetëm në gjuhën franceze dhe italiane, sikurse i shkruante edhe korrespondencat private. U angazhua edhe për projektin e akademisë ilire në Lubjanë dhe në Dubrovnik.
Antuni, deri në fund të jetës, mbeti mik me Prosper Merimenë.
Së bashku me Tomo Basseglin gëzuan përkrahje nga borgjezia, e cila i çmonte idetë letrare dhe filozofike të iluminizmit, por jo edhe veprimet e jakobinëve.
Kata Sorgo (1729-1792) ishte një grua erudite, e martuar me Jakobic Basseglin. Ajo ishte e motra e kompozitorit Luka dhe eruditit Miho. Motra tjetër quhej Maria, e martuar me Fran Ragninin, konsullin e Dubrovnikut në Petrograd. Kata përmendet për prirjet letrare, gjuhët e huaja, për matematikë, politikë dhe ekonomi. E bija Desha (1759-1804) ishte shkolluar në Itali, ashtu sikurse djali i saj, eruditi Tomo Bassegli (1756-1806).
Toma Bassegli (ose Toma Basiljeviq, 1756-1806) ishte intelektual me prirje filo-franceze dhe filo-austriake. Njihet me mbiemrat: Bazilic, de Basilio, Bassegli. Kjo familje është me origjinë nga Kotori, kurse në Dubrovnik përmendet nga shekulli XIV. Ai ishte një nga iluministët më të njohur kroat. Kreu funksione të ndryshme në Republikën e Dubrovnikut. Ishte shkrimtar, eseist, filozof dhe shquhej për qasjet liberale. Toma Bassegli ishte shkolluar në disa universitete evropiane dhe ishte njohës i letërsisë evropiane Adhuronte Shakespearein, Joseph Addisonin, James Thomsonin, Edward Youngun, Alexander Popen, Laurence Sternen, Francis Baconin, Thomas Hobbesin etj. Njihet për angazhimin për ta reformuar Republikën e Dubrovnikut. Qasjet e tij i shprehu në librin Le plan de reforme de la constitution de la Republique de Raguse, ku parasheh reforma pa revolucion. Ai mendonte se Dubrovniku duhej të bëhej qendër e një republike ilire, e cila do t ’i përfshinte të gjithë sllavët e jugut.
Elena Pozza Sorgo (1786-1865) përmendet si intelektuale dhe si kompozitore e njohur. Ajo njihet me emrat Elena Luisa Pozza Sorgo, Elena Luisa Ragnina, Elena Puçiq Sorgoçeviq. Konsiderohet si kompozitorja e parë kroate. Ka shkruar poezi dhe njihej si pianiste e shkathtë. Në koleksionet e Dubrovnikut ruhen 30 pjesë muzikore të autorëve të Evropës Qendrore që ishin pronë e saj.[23]
Miqësitë e Sorgove
Familja Sorgo ishte mecenë e shumë poetëve, piktorëve, shkencëtarëve e dijetarëve. Është e njohur vila e Sorgove, ku piktura artistësh të njohur evropianë i stolisin muret e saj. Aty zhvilloheshin takime me intelektualë e diplomatë të ndryshëm. Nën përkujdesjen e familjes ishte shkencëtari Rugjer Boshkoviqi (1711-1787). Pas vdekjes së shkencëtarit familja u përkujdes edhe për të ëmën dhe motrën, Anicën (1714-1803).
Luka Sorgo i kishte kërkuar poetit Rajmund Kuniq (1719-1794) që të shkruante elegji për shkencëtarin por, poeti, në epigramin Ad Lucam Antonii de Sorgo rogantem, ut in Rogerii Boscovichii parentalibus aliquid scriberet, thotë se nuk e shkruante dot për shkak të tronditjes që kishte përjetuar nga kjo vdekje. Miq të përhershëm të familjes Sorgo, në këtë kohë, ishin latinistët Frano Stay, Bernard Zamagna (1735-1820), Gjuro Feriq (1739-1820) dhe mjeku Gjuro Hixha (1752-1833).[24]
Luka Sorgo kishte miqësi me poetin dhe libretistin italian Pietro Metastasio (1698-1782). Në ditarin e tij shkruante se ai ishte poeti i shekullit dhe një njeri i jashtëzakonshëm për mirësinë e tij.
Për Antun Sorgon kanë shkruar shumë poetë. Poeti Junije Resti, i magjepsur nga mënyra se si Antuni luante me kitarë, i kushtoi disa poezi atij, por edhe anëtarëve të tjerë të familjes Sorgo. Veçohet elegjia për Miho Sorgon dhe satira Musica, kushtuar Antunit. Poeti Marc Bruere[25] i kushtoi pesë poezi Antunit, kurse poeti nga Dubrovniku, Faustin Galjuf (1765-1834), ia kushtoi librin Navis ragusina.
Antuni kishte korrespondenca me personalitete të shquara nga Evropa, veçmas nga fusha e diplomacisë dhe e artit. Janë të njohura edhe korrespondencat e tij me Madame de Stael (1766-1817).
Poetët e kohës i kishin kushtuar disa poezi edhe Marina Sorgos, veçmas poeti Marc Bruere.[26] Ajo shquhej për ekzekutim në harpë.
Përfundim
Familja Sorgo dha emra të shquar në politikë, diplomaci, ekonomi, art, veçanërisht në muzikë. Shkëlqimi i saj u shua së bashku me shuarjen e Republikës së Dubrovnikut. Për pjesëtarët e kësaj familje janë shkruar studime dhe krijime artistike. Familja gëzonte respekt në qarqe diplomatike e kulturore evropiane. Sipas të dhënave që kemi, pa pretenduar se janë të plota, kjo familje nuk i ruajti lidhjet me botën kulturore shqiptare. Studimet më të thelluara, mbase, do të zbulojnë të dhëna me interes jo vetëm për Sorgot, por edhe për lidhjet eventuale të tyre me botën arbërore. Për këtë shkak duhen bërë sa më shumë gjurmime nëpër arkiva, veçanërisht në Dubrovnik.
_______________
[1] Sipas disa studiuesve, viti është 1284, por te shumica e autorëve viti i kësaj dëshmie është 1825 (Jireçek, Elsie, Geofrrey, Matasoviq, Kapor etj.). Elsie shkruan kështu: Rasti më i hershëm, i vitit 1285, i takon jo Shqipërisë vetë, por krahinës së Dubrovnikut ose të Ragupës, ku jetonin mjft shqiptarë. Në hetimet për një vjedhje në shtëpinë e Petro de Volcio nga Belena, njëfarë Matheus, biri i Markut prej Mençe, i cili ishte, siç duket, dëshmitar i krimit, raportoi kështu Idinisht: ‘Audivi unam vocem clamantem in monte in linguaalbanesca’ (Dëgjova një%ë duke thirrurnë mal në gjuhën albaneske).
[2] Nicholas Geoffrey, Lempriere Hammond (1976), Migrations and invasions in Greece and adjacent areas. Noyes Press, str. 57. ISBN 978-0-8155-5047-1.
[3] Të dhënat e para i jep shkrimtari i njohur raguzian Serafia Maria Çerva në veprën Bibliotheca Ragusina, in qua Ragusini scriptores eorumque gesta et scripta recensentur, ku shqyrtohen shkrimtarët raguzinë, si dhe veprat dhe shkrimet e tyre, shkruar rreth viteve 1740-1742, në katër vëllime. Dorëshkrimi ruhet në Bibliotekën e Manastirit domenikan të Dubrovnikut.
[4] Nenad Vekaric, Vlastela grada Dubrovnika, Korijeni struktura i raqvoj dubrovackog plemstva, sv. 1., Zabod qa povijesne qnanostiHAZU u Dubrovniku, Zagreb-Dubrovnik, 2011, f. 249-276
[5] Jahja Drançolli, Historia e hershme e dominikanëve arbërorë, 800-vjetori i Urdhrit Dominikan: http://www.drita.info/2016/01/26/historia-e-hershme-e-dominikaneve-arberore-i/
[6] Edit Durham, Zakoni i oticai medu plemena u Balkanu, 1928, f. 34-38
[7] Mikel Prennushi, Arqipeshkvi Pal Engjëlli (1417-1470), humanist i shquar shqiptar dhe bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut, http://www.arbitalia.it/cultura/interventi/pal_engjelli.htm
[8] Kocra Kocthh, PpzoBC-m ifenmpu u dpyMOBe, BeorpagcKe OnmiHHCKe
[9] H. Bariç, BusanmuncKO nopeKAO KyAma lammumnuKa PyëpoBHUKa, Vreme, 2. 2. 1941, f. 14
[10] Zdenka Janekoviq-Romer, Okvir slobode, Dubrovacka vlastela izmegu srednovekovlja i humanizma, Zavod za povijesne znanosti Hrvatske akademije znanosti i umjetnosti u Dubrovniku, Zagreb – Dubrovnik, 1999, f. 37. Shih edhe CppaeucmuuKa Bpujedmcm neuama, Cpn, 15. 2. 1907, f. 131, ku, mes të tjerash, thuhet: Sorgo, një familje kompoyitorësh që erdhi ngaShqipëria
[11] Milorad Medini, StarineDubrovacke, Jadran, 1935, f. 97
[12] Recueil de travaux de l’institut d’etudes byzantines. Institut, 1966
[13] Enciklopedija.hr
[14] Irmgard Manken, Dubrovacki patrijarkat u XIV veku, Naucno delo, Beograd, 1960, f. 407
[15] Sorgum, sorgo = melekuqe, një lloj drithi
[16] Z. J. Romer, ibid, f. 184
[17] Slavica Stojan, Kulturni krug Luke i Miha Sorga (Sorgocevica): Glazbenici, pjesnici i diplomati, Anali Dubrovnik 54/2, 2016, f. 247
[18] Ibid, f. 249
[19] Shih Hrvatski biografski leksikon, i botuar në Zagreb më 1983
[20] Sipas një studimi, data e vdekjes së tij është 1836 (Cpu, 31. 12. 1906, f. 782)
[21] Slavica Stojan, Kulturni krug Luke i Miha Sorga (Sorgocevica): Glazbenici, pjesnici i diplomati, Anali Dubrovnik 54/2, 2016, f. 247-262
[22] Ibid, f. 257
[23] Vjera Kataliniq, Elena Pucic Sorgocevic, Arti musical, 2006, f. 67-78
[24] Slavica Stojan, Kulturni krug Luke i Miha Sorga (Sorgocevica): Gla%benici, pjesnici i diplomati, Anali Dubrovnik 54/2, 2016, f. 251-252
[25] Marc Bruere (kroatisht: Marko Bruerovic 1770-1823), shkrimtar dhe dramaturg nga Dubrovniku me origjinë franceze.
[26] Slavica Stojan, op. cit. f. 250-256
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje