LAJMI I FUNDIT:

Familja nga Kosova zgjedh shoun televiziv për të falënderuar familjet kuksjane e tiranase që i mikpritën gjatë luftës

Familja nga Kosova zgjedh shoun televiziv për të falënderuar familjet kuksjane e tiranase që i mikpritën gjatë luftës

Programi televiziv “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e të shtunës na riktheu në vitet e luftës së përgjakshme të Kosovës, duke na rikujtuar plagët e lëna pas prej saj.

Në program u trajtua historia e dhimbshme e një prej shumë familjeve, që u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe të vendosen në Shqipëri.

Familja Bytyçi rrëfeu në studio rrugëtimin e gjatë dhe tepër të vështirë, që kishin kaluar gjatë largimit nga Kosova.

Xhemal dhe Ajshe Bytyçi ishin mikpritur nga familja Axhami në Kukës, e pas një periudhe të gjatë kishin vendosur që të shpërnguleshin në Tiranë, te familja Hyseni.

Kur lufta sapo kishte mbaruar, familja Bytyçi ishte nisur për në Kosovë menjëherë, edhe pse vendi nuk ishte pastruar nga minat.

Xhemal dhe Ajshe Bytyçi kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar dhe për t’iu shprehur mirënjohjen dy familjeve që i kishin strehuar gjatë periudhës së vështirë të luftës.

“Publik i dashur, ky është Agim Hyseni, vëlla dhe shkuar vëllait. Ju falënderoj shumë për përkrahjen dhe pritjen që keni bërë për ne, në ato dy muaj që kemi qëndruar bashkë! Ju falënderoj juve dhe të gjithë shqiptarëve, që na ndihmuat dhe hapët dyert e shtëpive tuaja për ne”.

Nga ana tjetër, familja Hyseni tregoi momente nga jetesa me familjen Bytyçi dhe shtoi se nuk kishn bërë gjë tjetër përveç detyrës së tyre si shqiptarë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori