LAJMI I FUNDIT:

Familja nga Hajvalia që jeton në varfëri, kërkon ndihmë vetëm për kafshatën e gojës (Video)

Familja nga Hajvalia që jeton në varfëri, kërkon ndihmë vetëm për kafshatën e gojës (Video)

Familja nëntë anëtareshe nga Hajvalia jeton në varfëri të skajshme, duke kaluar muajin me vetëm me 25 kilogramë mill. Kryefamiljari nuk kërkon asgjë tjetër përveç ushqimit dhe barnave.

Në shtëpinë tre dhomëshe, e cila është kapluar në të gjitha anët nga myku dhe lagështia po i kalojnë ditët me barkun e uritur e pa veshmbathje nëntë anëtarët e familjes Xhaferi.


Posa hynë në derën e kësaj familje sheh fëmijët këmbë zbathur e me rroba të leckosura, ndërsa pesha edhe lëkura e trupit të tyre tregon që barku i tyre jo shpesh herë ngopet me ushqim.

Kryefamiljari i familjes nëntë anëtarëshe, Milaim Xhaferi, ka treguar për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, e cila po ia pamundëson të punojë dhe të sigurojë kafshatën e gojës për shtatë fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

Ai për KosovaPress ka treguar se iu është nënshtruar tri ndërhyrjeve kirurgjike pas dy infarkteve që kishte pësuar si pasojë e gjendjes jo të mirë ekonomike.

Për vënien e pompës në zemër dhe dy stendave, Xhaferi tha se 50 për qind të shpenzimeve ia kanë paguar institucionet shtetërore, ndërsa pjesën tjetër e ka siguruar fal donatorëve që kanë shprehur dëshirën për t’i ndihmuar atij.

Ndërsa për operacionin e fundit në mushkëri, ai thotë se të gjitha të hollat që i kishte siguruar duke punuar së bashku me djalin e tij, Skenderin, 17 vjeçar gjatë sezonit veror i ka shpenzuar për këtë ndërhyrje. Kurse, tani përveç brengës që kishte për të mbijetuar me fëmijët dhe bashkëshorten e tij, i është shtuar edhe një bregë tjetër, pasi që duhet t’i blej barnat e tij të cilat kushtojnë 13 euro e 16 cent për një ditë.

Ai ka treguar që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se nuk e gëzon as statusin e invalidit të luftës, pasi që ia kanë refuzuar kërkesën e tij për pension invalidor.

Milaim Xhaferi, babi i shtatë fëmijëve thotë se kafshën e gojës ua siguron disi me të hollat e asistencës sociale që i merr bashkëshortja e tij që kapin shumën 130 euro.

E për shtëpinë në të cilin jeton thotë se e ka ndërtuar sa ishte shëndosh me qëllim që të krijojë një strehë për fëmijën tij.

Sipas tij, lagështia do që ta kalbë këtë ambient të mjerueshëm jetese për ta, pasi që të gjitha muret e shtëpisë po rrjedhin ujë, ndërsa edhe toka brenda saj ka filluar të rrëshqas.

“Kjo shpi është e imja, sa jam kanë shënosh e kam ndërtuar vetë sa kam mundur, sa mos t’i lë fëmijët në rrugë. Po, nuk e di lagështia në tana anët me kalbi atje po e çon ujtë, këtu po e rrjedhë ujtë, këtu me bo me dhezë zjarm t’i kur të çohesh mas 2 orëve veç pikë ” tha ai.

Kryefamiljari i kësaj familje nëntë anëtarëshe ka treguar se si pasojë e mykut dhe lagështisë që e kanë ngulfatur shtëpinë, në gjendje të rëndë shëndetësore e ka pasur edhe vajzën e vogël për të cilën tha se më shumë pinë çaj sesa qumësht, pasi që nuk ka mundësi që t’ia sigurojë.

Po ashtu, ai tha se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike është dashur që dy fëmijët e mëdhenj t’iu ndërprej shkollimin.

Ndryshe, familja Xhaferi e rënduar nga varfëria që e ka kapluar planifikon që këtë dimër ta kalojë me 4 metra dru dhe 25 kilogram miell të cilat edhe ato nuk i kanë siguruar vetë por iu kanë ndihmuar, pasi e kanë parë gjendjen e rëndë të tyre.

Me qëllim që shtatë fëmijët e tij ta kalojnë dimrin sa më lehtë, Milaim Xhaferi ka kërkuar që t’i ndihmojnë që të sigurojë ushqim dhe veshmbathje për familjen e tij.

Po ashtu, ai kërkoi që kushdo që ka mundësi ta ndihmojnë edhe në sigurimin e barnave të tij për të cilat ai ka nevojë.

“Mas pari kisha dashtë me iu thanë që për qita fëmijë tum kishin nimu me iu marrë veshmbathje, për me hanger e me pi edhe kush të kish pas mundësi edhe mem nimu për qeto ilaqe mi ble për ma shumë spo flas”, shtoi  ai.

Fëmijët po jetojnë me shpresën që një ditë edhe ata do të kenë ushqim dhe veshmbathje të mjaftueshme.

Për të gjithë ata që duan që ta ndihmojnë familjen e Milaim Xhaferit, i cili jeton në varfëri të skajshme mund të kontaktojnë në numrin 045 654 658, ose mund ta vizitojnë atë në fshatin Hajvali komunë e Prishtinës, afër inspektoratit të policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori