Familja Mijallkov futet në biznesin e naftës në Maqedoni (Video)

Familja e ish-kreut të kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, është futur në biznesin e naftës në vend. Dy djemtë e tij kanë themelua firmën ''Best Vej Investment'' në sferën e ndërtimtarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Nova Tv, më 31 tetor të vitit të kaluar, djemtë e tij kanë themeluar një firmë të re, ''Ompetrol Oil DOOEL Petrovec'' që është e regjistruar si firmë biznesi për naftë dhe se kanë marrë liçencë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Për këto të dhëna, në Kuvendin e Maqedonisë diskutoi deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, i cili gjithashtu nxori të dhëna të ngjashme./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































