LAJMI I FUNDIT:

Familja Jashari e pranishme në seancën e veçantë për Epopenë e UÇK-së

Familja Jashari e pranishme në seancën e veçantë për Epopenë e UÇK-së

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa i pranishëm në seancë është edhe Rifat Jashari dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari.

Në seancë të pranishëm janë fëmijët e familjes Jashari.

Me fytyrë të hareshme dhe ngrohtësi Rifat Jashari përshëndeti deputetët e Kuvendit të Kosovës.


Kurti: Familja Jashari u sakrifikuan sepse e deshtën lirinë dhe tokën më shumë se jetën
Lexo po ashtu Kurti: Familja Jashari u sakrifikuan sepse e deshtën lirinë dhe tokën më shumë se jetën

Ndryshe, sot bëhen 22 vjet nga sulmi i gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që e koncentroi në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Pikërisht më 5 mars bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharajve të tjerë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharajve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Osmani: Rënia e familjes Jashari, na tregoi se sa e shtrenjtë ishte çmimi i lirisë tonë
Lexo po ashtu Osmani: Rënia e familjes Jashari, na tregoi se sa e shtrenjtë ishte çmimi i lirisë tonë

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori