Familja Beckham fotografohen gjatë pushimeve luksoze në jahtin e tyre milionësh në Itali - David fotografohet duke ngacmuar në të pasme Victorian

David Beckham është parë sërish duke përqafuar dhe puthur bashkëshorten e tij, Victoria, teksa çifti vazhdon pushimet luksoze buzë bregdetit italian.
Ish-futbollisti 50-vjeçar dhe stilistja e modës, 51 vjeçe, të cilët kanë pothuajse 25 vite të martuar, po udhëtojnë me superjahtin e tyre 16 milionë funte (18.5 milionë euro), ku i shoqërojnë djemtë Cruz, 24 vjeç, Romeo, 22 vjeç, dhe vajza Harper, 14 vjeçe.
Nga udhëtimi mungonte djali i madh, Brooklyn, 26 vjeç, dhe bashkëshortja e tij aktore Nicola Peltz, 30 vjeçe, të cilët së fundmi rinovuan zotimet martesore pa ftuar familjen Beckham, mes një përplasjeje të hapur që po zgjat prej kohësh, shkruan DailyMail.
David dukej në formë të shkëlqyer, pa bluzë, duke treguar fizikun e tij muskulor dhe tatuazhet, ndërsa rrezitej me pantallona të shkurtra blu deti.
Victoria, nga ana tjetër, me syze dielli dhe një fustan elegant sateni të zi me detaje dantelle, shkëlqente mbi jaht.
Çifti u shfaq i përqafuar mbi kuvertë, ndërsa David nuk ia hiqte duart gruas së tij, e cila po fotografonte fëmijët në det.
Romeo dhe Cruz, të shoqëruar edhe nga e dashura e këtij të fundit, Jackie Apostel, 29 vjeç, provuan sportet ujore duke hipur në jet-ski dhe dërrasa elektrike sërfi.
Kjo nuk është hera e parë që Beckham shfaqet i afërt me bashkëshorten.
Më herët këtë muaj, ai u pa sërish duke e përqafuar gjatë një darke familjare në Portofino.
Çifti u shoqërua nga djali i tyre Cruz dhe Jackie, me të cilët shkuan për një darkë romantike në “Bloody Bay”.
Gjatë pushimeve, Romeo dhe Cruz kanë postuar vazhdimisht foto nga jahti.
Romeo është parë me rroba banje me yje të verdhë, ndërsa Cruz, pasi shkaktoi vëmendje me një palë rroba banje të bardha Prada, i zëvendësoi me ngjyrë vjollcë.
Pavarësisht tensioneve me Brooklyn, familja Beckham vazhdon të publikojë imazhe të lumtura nga pushimet.
Cruz ndau së fundmi foto ku shihet me babanë dhe gjyshin, Ted, duke luajtur kitarë, si dhe momente të ëmbla me të dashurën Jackie.
Ndërkohë, Brooklyn dhe Nicola u martuan për herë të dytë më 2 gusht në Westchester County, SHBA, vetëm përpara familjes së saj.
Familja Beckham nuk ishte e pranishme dhe, sipas raportimeve, as nuk ishte lajmëruar për ceremoninë.
Shtypi britanik zbuloi edhe fjalimin e Brooklynit, i cili foli me emocion për dashurinë ndaj Nicolas dhe familjes Peltz, por nuk përmendi asgjë për prindërit e tij.
Ky fakt ka shtuar dhimbjen e çiftit Beckham, të cilët tashmë ndihen gjithnjë e më të larguar nga djali i tyre.
Burime për The Mirror theksuan: “Ai foli nga zemra – dhe në qendër të saj është Nicola dhe familja Peltz, të cilët gjithmonë e kanë mbështetur.
Brooklyn donte t’i nderonte ata dhe ishte i vendosur që ta bënte siç duhej”.
Nga ana tjetër, thuhet se Brooklyn është “i thyer shpirtërisht” për mënyrën si po portretizohet bashkëshortja e tij, Nicola, si “fajtore” për konfliktin familjar.
Trashëgimtarja miliardere është akuzuar shpesh se po e izolon Brooklyin nga familja dhe shokët, por burime të reja theksojnë se ai i merr vendimet vetë dhe është i pikëlluar për mënyrën si po shihet Nicola.
“Është e padrejtë dhe e mbushur me paragjykime ndaj grave që gjithë fajin për mospjesëmarrjen e prindërve të tij po ia hedhin Nicolas”, tha një burim.
“Të gjithë harrojnë se Brooklyn është një burrë i rritur dhe i aftë të flasë për veten. Nicola do ta respektonte çdo vendim të tij. Brooklyn është i thyer kur e sheh të dashurën e tij të pikturuar si një ‘gjarpër’”. /Telegrafi/



























































































