LAJMI I FUNDIT:

Familja Ademaj i bën kërkesë urgjente Prokurorisë: Duam të informohemi më shumë për rastin e Liridonës

Familja Ademaj i bën kërkesë urgjente Prokurorisë: Duam të informohemi më shumë për rastin e Liridonës

Familja Ademaj i është drejtuar Prokurorisë me një kërkesë, për t’u informuar më detajisht për rastin e vrasjes së Liridonës.

Leonardi, vëllai i Liridonës, thotë se kërkesa është urgjente, pasi thekson se prokuroria nuk i ka kontaktuar asnjëherë për rastin.

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj”.


“Ne jemi thellësisht falënderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media”.

Ai thotë se si familje kërkojnë vetëm informim, pa penguar drejtësinë.

“Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, thuhet në kërkesë.

Liridona është vrarë më 29 nëntor, në një fshat afër Prishtinës.

Për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla gjykata e ka vendosur masë të njëjtë paraburgimi.

Ditëve të fundit është arrestuar i dyshuari i katërt, T.D.

Vrasja e Liridonës është dënuar ashpër nga autoritetet në Kosovë, dhe është bërë thirrje për drejtësi.

Zemërim të shtuar ka shkaktuar fakti se, dyshohet që vrasja është kryer në prani të dy fëmijëve të Liridonës.

Trupi i saj është zhvarrosur, disa ditë pas varrimit, për t’u rivarrosur te varrezat e familjes së saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori