Rreth orës 14:00, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (NJRHKEK–Prishtinë), me kërkesë të Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN), ka ndërmarr një operacion kontrolli (bastisjeje) të një e shtëpie të banimit dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit (B.SH.) e cila gjendet në fshatin Sllatinë e Madhe – Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollit (bastisjes) të shtëpisë (konkretisht në dhomën e fjetjes në shtëpinë e personit të dyshuar), Policia ka hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në total prej: Tremijë e tetëqind e tridhjetë Euro (3830 €), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.Po ashtu në vendin e ngjarjes janë hasur edhe gjësende tjera si:- Një pajisje për ngjitjen e shiritave të parave (User Manual Tipper Machine)- Shirita të kartëmonedhave 50€,- Shirita të kartëmonedhave 100€,- Një sasi e shenjave të sigurisë së parave (si holograme, kinograme, shirita të sigurisë),- Dhe një sasi e materies së lëngët (Kimikate) që përdoret për pastrim parash.Të gjitha gjësendet për të cilat dyshohet se janë të kundërligjshme (duke përfshirë edhe paratë), janë fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes nga Njësia e Forenzikës. Personi i dyshuar (B.Sh.) është shoqëruar në Polici, me ç’rast është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.Në konsultim me Prokurorin kompetent, i njëjti dërgohet në mbajtje prej 48 orëve për procedura të mëtejme.

unnamed 25

unnamed 29 Copy

unnamed 27 Copy

unnamed 28

unnamed 26