LAJMI I FUNDIT:

Falimentimet e bizneseve në BE arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2015

Falimentimet e bizneseve në BE arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2015

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, numri i deklaratave të falimentimit të bizneseve të BE-së, u rrit për të gjashtin tremujor radhazi.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, numri i falimentimeve është rritur me 8.4 për qind dhe ka arritur kështu nivelin më të lartë, që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 2015.

Kur bëhet fjalë për regjistrimet e bizneseve të reja, krahasuar me tremujorin paraardhës, pas një rritjeje prej 2 për qind në tremujorin e parë të vitit, këto janë ulur lehtësisht me 0.6 për qind në tremujorin e dytë 2023. Në përgjithësi, që nga viti 2023, numri i regjistrimeve të bizneseve, ka qenë më i lartë se në periudhën 2015-2022.


Duke parë konkretisht falimentimet sipas aktivitetit, të gjithë sektorët e ekonomisë shënuan rritje të numrit të falimentimeve në tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Bazuar me tremujorin e katërt para pandemisë COVID-19, numri i deklarimeve të falimentimeve në tremujorin e dytë 2023, ishte më i lartë në shumicën e sektorëve të ekonomisë.

Krahasuar tremujorin e dytë të 2023, me tremujorin e parë të 2023, midis shteteve anëtare, rëniet më të mëdha në regjistrimet e bizneseve të reja, u vunë re në Poloni me 11.3 për qind, Bullgaria me 9.1 për qind dhe Danimarka me 9 për qind.

Uljet më të mëdha në numrin e deklarimeve të falimentimeve, u regjistruan në Qipro me 48.5 për qind, Kroacia me 23.6 për qind dhe Danimarka me 15.9 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Kalo në kategori