Drejtuesit e Fakultetit Filozofik kanë reaguar në lidhje me vendimin që dje ka marrë Gjykata e Apelit e cila ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta konsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës, ku gjendet Kisha Ortodokse.
Reagimi i plotë:
Dje, më 13.11.2017, përmes mjeteve të informimit publik, u informuam se Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta konsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës, ku gjendet e ashtuquajtura kishë e pafunksionalizuar. Në informacion thuhet, se si pasojë e mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në seancat gjyqësore, gjykata ka konstatuar, se kjo tokë i mbetet në pronësi kishës ortodokse.
Në emër të Fakultetit Filozofik, kundërshtojmë këtë vendim dhe konsiderojmë si papërgjegjësi të institucioneve të gjyqësorit dhe të udhëheqjes – rektoratit dhe Këshillit Drejtues – të Universitetit të Prishtinës lidhur me këtë vendim.
Kundërshtimi ynë nuk është një tentativë për ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe as në cenimin e të drejtës së besimit dhe religjionit të asnjë komuniteti në Republikën e Kosovës dhe nuk duhet të kuptohet si i tillë.
Ky kundërshtim ka të bëjë me faktin, se pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, pushteti i dhunshëm serb i Millosheviqit aplikoi ligje diskriminuese në raport me shqiptarët e Kosovës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe ato pronësore.
Për kujtesë organeve të gjyqësorit në Kosovë, këto ligje diskriminuese, të cilat e transformuan pronën shoqërore pa i pyetur pronarët e vërtetë, nuk u zbatuan as nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Legjitimimi i këtyre veprimeve të paligjshme të periudhës së Millosheviqit në rastin e pronës së Universitetit të Prishtinës, por edhe në raste të tjera të ngjashme, është turp për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Për dijeninë e të gjithëve, veprimi i Millosheviqit dhe Arkanit për t’i marrë tokën universitetit për të ndërtuar paligjshëm një objekt surrogat religjioz, i cili ndan dhe nuk bashkon komunitetet dhe nuk është në shërbim as të vetë komunitetit ortodoks në Republikën e Kosovës, është kundërshtuar edhe përmes padive nga Universiteti i Prishtinës në kohën këtë institucion e drejtonte Prof. Dr. Ejup Statovci gjatë viteve të 90-ta, por edhe pas çlirimit kur rektor i UP ishte Prof. Dr. Mujë Rugova.
Papërgjegjësia e menaxhmenteve të Universitetit të Prishtinës në periudhën 2015 – 17 është e patolerueshme dhe jo vetëm që nuk i bën nder UP, por dëmton pronën dhe kredibilitetin e këtij institucioni karshi të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së gjeneratave të tëra në Kosovë. Universiteti i Prishtinës ka qenë vatër e ideve dhe veprimit të rezistencës ndaj pushtuesve dhe regjimeve totalitare.
Sot duhet të jetë kundërshtues i veprimeve të padrejta, që cënojnë të ardhmen e rinisë studentore.
Fakulteti Filozofik nuk do të heqë dorë nga përpjekjet, që Universiteti i Prishtinës të menaxhojë me pronën e vet. Ftojmë studentët, profesoratin dhe stafin administrativ jo vetëm të Fakultetit Filozofik, por edhe të njësive të tjera akademike, si dhe të gjithë akterët e tjerë në shoqëri, të japin kontributin e tyre, që të mos lejohet grabitja e pronës ngulfatja e hapësirës së universitetit nga veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht kërkojmë nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës të ndërmarrin veprime të përbashkëta dhe koordinuara juridike për ta shpëtuar pronën e Universitetit të Prishtinës dhe lejimin e tij për ndërtimin e objekteve të tjera akademike në shërbim të studentëve dhe të së ardhmes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit