LAJMI I FUNDIT:

Fajon: Pres që Këshilli i BE-së të ndryshojë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Fajon: Pres që Këshilli i BE-së të ndryshojë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian sot në Serbi deklaroi se “Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë politikën e zgjerimit të BE-së dhe do të dërgojë sinjal pozitiv në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Parlamenti Evropian do të vazhdojë në mënyrë aktive të mbështesë politikën e zgjerimit të BE-së”, deklaroi Fajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Fajon shtoi se pret që Këshilli i Bashkimit Evropian të ndryshojë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të dërgojë sinjal pozitiv për dy vendet para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit të Serbisë, Fajon ka deklaruar se Parlamenti Evropian angazhohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian ndërsa Serbia është në mesin e kandidateve më serioze për hyrje në BE./Telegrafi/