“Fadil Vokrri” në flakë – biletat për ndeshjen e Kosovës ndaj Turqisë ose Rumanisë shiten brenda pak orësh

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar zyrtarisht se të gjitha biletat për ndeshjen e 31 marsit janë shitur, duke dëshmuar edhe një herë mbështetjen e madhe që “Dardanët” gëzojnë nga tifozët e tyre.
Sipas postimit të publikuar nga faqja zyrtare e FFK-së, interesimi për këtë përballje ka qenë i jashtëzakonshëm, me biletat që janë zhdukur brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumi Fadil Vokrri, ku pritet një atmosferë elektrizuese dhe një mbështetje e zjarrtë nga tribunat.
Kosova do të përballet me fituesin ose humbësin e duelit mes Turqisë dhe Rumanisë në kuadër të “play-off”-it, një sfidë me peshë të madhe për objektivat e përfaqësueses në arenën ndërkombëtare. Përkrahja masive nga tifozët shihet si një shtysë shtesë për ekipin në një moment kaq vendimtar.
Me stadiumin tashmë të “blinduar” nga tifozët, pritjet janë që atmosfera të jetë një ndër më të zjarrtat e viteve të fundit, duke e kthyer Prishtinën në epiqendrën e futbollit për atë mbrëmje. /Telegrafi/




















































