ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Fadil Nura është deputeti i radhës nga Partia Demokratike e Kosovës i cili do të zëvendësojë Kadri Veselin.

Nura, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka arritur të marrë 8,959 vota.


KQZ sot miratoi këtë rekomandim të Zyrës së Presidentit të Kosovës, për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se Veseli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së dhe nga posti i tij si deputet, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.