LAJMI I FUNDIT:

Fadil Nura: Bekim Jasharit i është ofruar mundësia që të jetë pjesë e PDK-së por nuk vlerësoi si pozitive

Fadil Nura: Bekim Jasharit i është ofruar mundësia që të jetë pjesë e PDK-së por nuk vlerësoi si pozitive

Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Sami Lushtakun, si kandidat të kësaj partie për kryetar të komunës së Skenderajt.

E për kundërkandidat do ta ketë kryetarin aktual Bekim Jasharin.


Për këto zhvillime ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Fadil Nura.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova tha se i është ofruar mundësia që Bekim Jashari të jetë pjesë e PDK-së por nuk e ka vlerësuar si pozitive.

“Në fakt ka pasur takime dhe bisedime. z.Lushtaku edhe Jashari njihen mes vete. Ajo çka dihet është i është ofruar gatishmëria që z.Jashari të jetë pjesë e Partisë Demokratike por ai nuk vlerësuar si pozitive këtë. Dhe kryesia qendrore dhe dega e ka vlerësuar që duhet ta kemi kandidatin tonë pavarësisht kandidaturave të tjera”.

Nura theksoi se Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj nuk ka konkurrencë.

“Besoj që pa asnjë problem. Partia Demokratike në Skenderaj nuk ka konkurrencë dhe alternativë”.