Facebook njoftoi të hënën se partitë politike shqiptare duhet të jenë transparente për mënyrën se si ato financojnë reklamat e tyre politike në këtë rrjet social, përpara zgjedhjeve parlamentare të muajit prill.
Në një deklaratë nga kompania “Facebook” thuhet se duke filluar nga dita e enjte “të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të identifikojnë burimin duke theksuar se janë “Të paguara nga…” .
Në 25 prill, në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Për shkak të pandemisë së coronavirusit, fushata elektorale pritet të jetë masivisht në mediat sociale, përfshirë Facebookun.
Autoritetet shëndetësore kanë marrë masa të rrepta sa i përket pandemisë: ndalim qarkullimi gjatë natës, përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe nuk janë të lejuara grumbullimet me më shumë se 10 persona, raporton zeriamerikes.
Që nga qershori i vitit 2019, kompania “Facebook” ka ndryshuar politikat e transparencës së reklamave, duke iu mundësuar reklamuesve që të bëhen të autorizuar kur krijojnë reklama politike, të vendosin pohime “Të paguara nga…” në reklamat e tyre dhe të fusin reklamat e tyre në bibliotekën e reklamave për shtatë vjet.
Zgjedhjet post-komuniste në Shqipëri gjithmonë janë kontestuar fort dhe shpesh janë dëmtuar nga parregullsi gjatë fushatës dhe ditën e votimit, duke përfshirë pretendime të blerjes së votës dhe manipulime gjatë numërimit të votave.
Një raport i mirë nga vëzhguesit ndërkombëtarë mbi zgjedhjet e 25 prillit do të jetë kusht kryesor që Shqipëria të fillojë negociatat e plota për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar, blloku dha dritën jeshile, por ende nuk ka caktuar datën për fillimin e bisedimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
OpenAl prezanton modelin o3-mini që ‘lë në hije’ DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos