LAJMI I FUNDIT:

Facebook po teston një mjet të ri: Gjurmon komentet dhe fshin gjithçka fyese

Facebook po teston një mjet të ri: Gjurmon komentet dhe fshin gjithçka fyese

Facebook po teston një mjet softuer me të cilin dëshiron të etiketojë dhe heqë përmbajtjen fyese dhe komentet në grupet e përdoruesve në rrjetet sociale, njoftoi CNN.

Njoftimi për testimin e një programi të tillë erdhi në një postim në blog të mërkurën, në të cilin Facebook zbuloi një seri mjetesh të reja softuerësh për të ndihmuar më shumë se 70 milionë njerëz të drejtojnë dhe moderojnë grupe në platformë.


Facebook, i cili sipas kompanisë ka 2.85 miliardë përdorues, njoftoi në fund të vitit të kaluar se më shumë se 1.8 miliardë njerëz marrin pjesë në dhjetëra miliona grupe të ndryshme çdo muaj.

Me mjetet e reja, Facebook thuhet se do të jetë në gjendje të lajmërojë administratorët e grupeve nëse ndonjë përmbajtje në grupin e tyre është “e diskutueshme ose” e pashëndetshme”, tha kompania.

Nëse administratori merr një paralajmërim për përmbajtje të papërshtatshme, ata do të jenë në gjendje të ndërmarrin hapa të ndryshëm, duke përfshirë mbylljen ose kufizimin e përkohshëm të frekuencës së postimit të komenteve nga disa anëtarë të grupit.

CNN thotë se platformat teknologjike si Facebook dhe Twitter gjithnjë e më shumë po mbështeten në inteligjencën artificiale për të përcaktuar shumë nga ato që janë të dukshme në internet, përfshirë mjetet që zbulojnë dhe heqin gjuhën e urrejtjes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Honor 200 Lite tashmë zyrtar në Evropë

Honor 200 Lite tashmë zyrtar në Evropë

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kalo në kategori